• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTOI PËR VDEKJE BABË E BIJË/ Apeli liron drejtorin e ujësjellësit të Maliqit
Home
Sociale

AKSIDENTOI PËR VDEKJE BABË E BIJË/ Apeli liron drejtorin e ujësjellësit të Maliqit

26 February, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Familjarët:Kërkojmë drejtësi, gjykata dhe ekspertët favorizuan drejtorin e ujësjellësit.

Fiks fare solli fakte të reja për aksidentin e ndodhur 4 muaj më parë, në 8 nëntor 2018 në unazën e qytetit të Korçës, ku pas përplasjes së dy makinave humbën jetën babai dhe vajza e tij 5 vjeçare.Por gjykata e Apelit të Korçës, njërin prej shoferëve, drejtorin e ujësjellësit të Maliqit, e liroi dhe vendosi që të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa shoferi tjetër në gjendje arresti në burg.

Xhuljana Hoxha, nëna dhe bashkëshortja e viktimave që humbën jetën në aksidentin e 8 nëntorit, kërkoi nga Fiks fare vetëm drejtësi
Gazetarët e Fiks fare pyetën dëshmitarë okularë të aksidentit për të hedhur dritë mbi këtë histori.

Xhuljana Hoxha e cila humbi bashkëshortin dhe vajzën e saj 5 vjeçare është e irrituar me vendimin e gjykatës së Apelit Korçë nga i cili, njëri prej të pandehurve Petrit Kupe është liruar me detyrim paraqitje. “Si mund të dal një person dhe të jetë i lirë që ka vrarë dy njerëz? Zoti Kupe është drejtori i Ujësjellësit në Maliq dhe ka përfituar nga kjo gjë. Makina e zotit Kupe është lëvizur pas aksidentit duke ndryshuar provat e vendngjarjes “,- shprehet ajo.
Të njëjtën gjë pohojnë edhe dëshmitarët që kanë mbërritur para policisë ë vendngjarje, makina e zotit Kupe ka lëvizur disa metra nga vendngjarja

Fiks fare tregoi me zë e figurë sesi kunata njërit prej shoferëve të përfshire në aksident, Petrit Kupe dhe ai vetë, kërkojnë të ndihmojnë me avokatë ( pa pagesë) familjarët e viktimave për të përfituar dëmshpërblimin nga kompanitë e sigurimit.

Vetë drejtori i ujësjellësit të Maliqit pranon se kishte autorizuar kunatën e tij për t’u marr me këtë çështje. Madje ai tregon keqardhje për ngjarjen , por shprehet se mund të kishte qenë edhe vetë viktimë në atë aksident. Gjatë bisedës ai deklaroi se akt-ekspertimi e nxori të pafajshëm, ndryshe nga raporti i vendngjarjes i hartuar nga punonjësit e policisë rrugore të Korçës.

Fiks Fare i drejtua për informacion prokurorit të çështjes, Julian Kristo.

Sipas tij , ai kishte kërkuar që ekspertët të ishin nga Tirana në mënyre që mos të kishte ndikim në çështje ” Nga ana jonë janë bërë të gjitha dhe Apeli e ka nxjerrë, por hetimi vazhdon. Nëse ju kini diçka ndonjë dyshim a të dhënë mund të vini kur të doni në zyrën time, e keni të hapur” tha Julian Kristo.

Ndërkohë akti i ekspertimit nxjerrë fajtor vetëm një drejtues të mjetit, Lorenc Pallashin edhe pse në fillim të aktit të ekspertimit thuhet se në aksident janë përfshirë dy makina.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POST PROTESTA/ Kryemadhi sulmon ashpër zv.ambasadorin e OSBE: Merret me...
Previous article "TAKIMI NË PARAJSË"/ Dashuria e Dritëro Agollit me Sadijen, si një rrugëtim i mrekullueshëm (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË PRANË SYRIT TË KALTËR/ Dy persona rrëzohen me motor në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË PRANË SYRIT TË KALTËR/ Dy persona rrëzohen me motor në humnerë

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja sa do jenë temperaturat Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja sa do jenë temperaturat

"BASHKOHUNI ME NE"/ Protestuesit thirrje qytetarëve të ngrihen nga lokalet dhe t’i bashkohen revoltës Aktualitet

"BASHKOHUNI ME NE"/ Protestuesit thirrje qytetarëve të ngrihen nga lokalet dhe t’i bashkohen revoltës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT