• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI NË KORÇË I BUSHATIT ME KOTZIAS/ Zbardhen detajet: Rama dhe Tsipras takim në prill për marrëveshjen e Detit
Home
Shqipëri

TAKIMI NË KORÇË I BUSHATIT ME KOTZIAS/ Zbardhen detajet: Rama dhe Tsipras takim në prill për marrëveshjen e Detit

19 January, 2018 g.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Mësohet se kryeministri Tsipras i ka kërkuar Kotzias që të kthehet nga Korça me një marrëveshje të dakortësuar gati për t’u firmosur në muaj Prill.

Që prej orës 15:00 në qytetin e Korçës është duke u zhvilluar takimi dy palësh Shqipëri-Greqi i dyti pas atij në Kretë me qëllim zgjidhjen e problemeve sa të vjetra dhe të reja mes dy vendeve.

Shefat e diplomacisë shqiptare dhe asaj greke sëbashku me delegacionet përkatëse për tre ditë do të ngujohen në hotelin “Life Galery” nga ku pritet të ketë tym të bardhë duke arritur një marrveshje.

Për hir të së vërtetës ka rrjedhur pak informacion se çfarë është duke u diskutuar.

Nga burime brenda takimit ka mundur të sigurojë një pjesë të axhendës së këtyre bisedimeve të kryesohen nga Bushati dhe Kotzias.

Meqenëse takimi zhvillohet në Korçë, është rënë dakord që dita e parë e bisedimeve të nisë me çështjet shqiptare siç janë ato për pronat e kishës ortodokse dhe statusi i tyre aktual.

Gjatë ditës së nesërme në tryezën e bisedimeve do të jenë problematikat e listuara nga komuniteti grek që jeton në jug të vendit.

Burime nga ky takim pohuan se po ashtu gjatë ditës së nesërme pala shqiptare do të kërkojë heqjen e pengesave për lëvizjen në kufi të çamëve drejt Greqisë.

Kryeministri Grek Tsipras i ka kërkuar ministrit Kotzias produkt konkret nga ky takim madje ka shkuar më tej.

Kryeministri Grek ka kërkuar që deri në muajin Prill të mund realizohet firmosja e marrëveshjes për shelfin kontinental që njihet si kufiri detar mes dy shteteve.

Sinjalin e parë për ndryshim kursi nga pala greke janë një sër deklaratash nga ministri i jashtëm grek Kotzias i cili është pozicionuar kundra ligjit të luftës me dy vendeve.

Nuk ka mbetur pas në dërgimin e sinjaleve paqëtuese edhe Shqipëria.

Hapi i parë të treguarit konstruktiv ishte miratimi nga qeveria shqiptare i një vendimi që i hap dritën jeshile ndërtimit të dy varrezave për ushtarët e rënë grek në Këlcyrë të Përmetit dhe Dropullin e sipërm në Gjirokastër.

/shqiptarja

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Plas te Bayerni "përleshen" në stërvitje dy yjet e skuadrës
Previous article Sinisa Mihajlovic, kandidati kryesor për të drejtuar Bordeaux në Francë

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT