Deputeti demokrat Luciano Boçi ne nje postim ne rrjetin social thote se kryeministri Edi Rama ka shtyre takimin me mesuesit ne Elbasan, nga frika e opozites qe do te jete ne takim ne kete qytet.
Deputeti i PD thote se i ka hyre frika ne palce, ndaj ka kerkuar te shmange prezencen e tij, ne momentin kur opozita te jete ne kete qytet.
“Edi Rama i frikësuar shtyn takimin me mësuesit në Elbasan!
Frika ruan vreshtin – thotë populli; dhe Edi Rama po e zbaton këtë për vete.
Me frikë deri në palcë nga prania e opozitës në Elbasan, ka shtyrë për pasdite takimin e planifikuar në mesditë me mësuesit, të cilët do t’i lërë pa punë nga mbyllja e shkollave, për shkak të braktisjes masive.
Disa miq me thanë se kishin vënë bast se do ta bëj njësoj si me Shkodrën, pak kohë më parë, kur e anulloi fare vizitën nga frika e protestave.
Frika i ka kapur palcën!”, reagon Boçi ne rrjetin social.


