• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RAPORTI/ Banka Botërore: Shqipëria e fundit në rajon për investimet e huaja
Home
Ekonomi

RAPORTI/ Banka Botërore: Shqipëria e fundit në rajon për investimet e huaja

5 September, 2018 Isa.Autor Ekonomi

Vendet e Europës dhe Azisë Qendrorë të grupuara në Rajonin ECA në dekadat e fundit kanë evoluar duke zgjeruar infrastrukturën që shërben në zgjerimin e tregtisë, por një studim i fundit i Bankës Botërore që u publikua sot tregon se disa vende kanë shënuar përparim më të ulët.

Studimi vëren se përgjithësisht vendet e Ballkanit Perëndimor janë më dobët në lidhjet që rrisnin tregtinë dhe vlerat në Rajonin e ECA, por Shqipëria shihet të ketë renditje edhe me dobët se Rajoni.“Multidimensional Connectivity indexes”  i dha pikë poshtë nivelin mesatar Shqipërisë duke e renditur keq në lidhjet me Europën dhe Azinë.

Banka Botërore e renditi Shqipërinë në vendin e 78 në botë, të përfshira, në indeksin e Lidhjes Shumëdimecionale. Ky vlerësim e vë atë të fundit në rajon dhe ndër të fundit në Europë, duke lënë pas vetëm shtete të tilla si Moldavia, Gjeorgjia, Taxhikistan, Azerbaxhan. Vendet e tjera të Rajonit, Bosnja, Maqedonia kanë renditje pak më të mirë (përkatësisht 68 dhe 77).

Vendin e parë në botë në këtë indeks e kanë Shtetet e Bashkuara, të ndjekura nga Gjermania dhe Kina. Për nivelin e investimeve të huaja direkte, Shqipëria u rendit në vendin e 87, sërish ndër të fundit në Europë. Maqedonia ishte e 74 dhe Bosnja në vendin e 77.
Në Indeksin e lidhshmërisë më të tjerët, Shqipëria u pozicionua keq në aspektin tregtar në vendin e 80, në atë të emigracionit në vendin e 76 dhe në lidhjet me linja ajrore në vendin e 75.

Por Banka Botërore vëren se ka ende mundësi të larta për të maksimizuar ekspozimin ndaj rrjedhave ndërkombëtare të mallrave, njohurive dhe aftësive. Indeksi i lidhjeve shumëdimensionalë sugjeron se vendet nuk duhet të mbështeten në një ose dy lloj lidhjesh, përkundrazi, ata duhet të zhvillojnë një shumëllojshmëri të gjerë lidhjesh reciproke me njëra-tjetrën, duke përfshirë edhe migracionin.

Për shembull emigrantët e rikthyer në Argjentinë ringritën industrinë e verës duke shfrytëzuar përvojën jashtë vendit të tyre. Gjithashtu lehtësimi i tregtisë së shërbimeve dhe heqja e pengesave për tregtinë e produkteve do të lehtësonte transaksionet ndërkombëtare.

Përmirësime të tjera në klimën e brendshme të biznesit mund ta bëjnë një ekonomi më të hapur me botën e jashtme. Politikat e brendshme të secilit shtet, duke përmirësuar klimën e biznesit, shërbimet në përgjithësi dhe duke zhvilluar institucionet vendase sidomos ato të financave, bëjnë lidhjet me jashtë me fleksibël.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ishte pranë transferimit te PSG, ylli i Barcelonës zbulon arsyen e qëndrimit
Previous article TAKIMI NË ELBASAN/ Deputeti i PD: Edi Rama i frikësuar në palcë nga prania e opozitës

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës Ekonomi

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT