Në një takim me qytetarë dhe mbështetës, Partia Socialiste ka prezantuar sot kandidatin Andi Salla në Bashkinë e Cërrikut.
Ka qenë Taulant Balla ai që ka hapur takimin, ndërsa u shpreh se ‘sahati i qytetit ka mbetur që kur LSI u bashkua me PD”.
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria do t’i shumfishojë investimet për këtë qytet, i cili deri më sot drejtohet nga LSI.
“Ma mori Taulanti hapjen e fjalës, sepse gjëjeja e parë që më ra në sy kur po vinim ishte sahati. Është interesant, sepse tama kështu e la edhe Luli sahatin e Tiranës para se të ikte. Katër vjet kryetar bashkie, Luli e kishte sahatin mbi zyrë” – ironizoi Rama.
AI u ndal te reforma në drejtësi. Kreu i PS u shpreh se sapo LSI u bashkua me Lulin, i ngeli ora.
“Tani duan që e gjithë Shqipëria të punojë me orën e tyre, pa akrepa dhe që tregon një kohë të shkuar. Zgjedhjet do bëhen më 30 qershor dhe pikë tha ndër të tjera Rama.
ERTV Live😊: CËRRIK #30QERSHOR🌹 ⭐BASHKIA QE DUAM⭐ SHQIPERIA🇦🇱QE🇪🇺DUAM
Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 6. Juni 2019