• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI NË BERAT/ Basha: Kur të vijmë ne do ndezim dritën e shpresës…
Home
Politikë

TAKIMI NË BERAT/ Basha: Kur të vijmë ne do ndezim dritën e shpresës…

16 July, 2019 F.autor Politikë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me strukturat e PD-së në Berat nga ku ka përfituar të falënderojë qytetarët që nuk morën pjesë në votimet e 30 qershorit. Ai tha se refuzimi i regjimit të Edi Ramës është një përgjegjësi e madhe për të dhe PD-në duke folur për projekt ndryshimi e transformimi.

“Sot jam në Berat me demokratët e Beratit për t’i falënderuar me shumë mirënjohje jo vetëm strukturat tona të PD-së për betejën e jashtëzakonshme që kanë bërë kundër krimit, kundër korrupsionit po në veçanti që së bashku me qytetarinë beratase ia kanë dalë të vrasin frikën, të ringrenë kurajën qytetare dhe të vetëdijësojnë të gjithë qytetarët e Beratit pavarësisht bindjeve politike për nevojën akute për ndryshim. Dhe kjo u duk më së miri dy javë më parë ku qytetarët e Beratit në masë, të cilëve iu shpreh mirënjohjen nga zemra për qytetarinë e treguar me aktin e tyre, refuzuan regjimin e Edi Ramës, e refuzuan demokratët, mbështetësit tanë dhe socialistët e ndershëm.

Pjesëmarrja në Berat ishte nën mesataren kombëtare që do të thotë se edhe në Berat socialistët janë vetëdijësuar se rruga e çlirimit të partisë së tyre nga tutela e krimit kalon nga qëndrimi krahë për krah me qytetarët e tjerë të Beratit, në betejën tonë për vlera, për vlera, liri e mundësi për çdo qytetar. Unë dhe PD e konsiderojmë këtë refuzim të regjimit të Edi Ramës si një përgjegjësi të madhe për t’i dhënë qytetarëve të Beratit rrugën e ndryshimit, rrugën e transformimit ekonomik që do të mundësojë liri ekonomike, konkurrencë ekonomike që do të mundësojë që t’i jepet fund varfërisë ekstreme”, deklaroi kreu i PD.

Ai tha se 31% e familjeve shqiptare nuk mbyllin dot muajin dhe se mjerimi ekonomik, papunësia atj janë veprat e një qeverie që ka ardhur me ndihmën e oligarkëve e kriminelëve.

“Nga 25%, nga 1 në 4 familje, është rritur edhe me 6%. Mjerimi ekonomik i shqiptarëve, varfëria, papunësia janë veprat e vërteta të një qeverie që nuk ka ardhur me votën e qytetarëve por ka ardhur me ndihmën e kriminelëve e të oligarkëve. Ndaj nuk qeveris për qytetarët por për kriminelët dhe oligarkët. Kanë shkatërruar çdo interes publik, kanë shkatërruar infrastrukturën, shëndetësinë, arsimin. Nuk ka gjë më të trishtë e kriminale se të shohësh dritat e fikura të universitetit të Beratit. Dritat e universitetit do të ndizen në Berat dhe anembanë Shqipërisë. Dritat e arsimit do të ndizen anembanë Shqipërisë”, u shpreh kreu i PD.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUSHTOI 30 MILIONË EURO/ Atletico Madrid arrin marrëveshjen me mbrojtësin e Premier...
Previous article BËRI HUNDËN OPERACION/ Gjen vdekjen tragjikisht 21-vjeçarja. Dyshohet...

F.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja Politikë

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT