• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI NË BEOGRAD/ Lista Serbe i ofron përkrahje të plotë Presidentit Vuçiç për Kosovën
Home
Rajon

TAKIMI NË BEOGRAD/ Lista Serbe i ofron përkrahje të plotë Presidentit Vuçiç për Kosovën

26 July, 2018 g.autor Rajon

Ka përfunduar takimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç me përfaqësuesit e Listës Serbe nga Kosova, pas më shumë se katër orë.

Takimi i Vuçiç me përfaqësuesit e Listës Serbe thuhet të jetë mbajtur për diskutime lidhur me situatën dhe zhvillime te ngjarjeve në Kosovë, por që nuk janë dhënë detaje.

Takim të tillë ka zhvilluar edhe Drejtori i të Ashtuquajturës Zyra për Kosovën ,Marko Gjuriç.

“Ai ka theksuar se për periudhën që po vjen, autoritetet në Beograd dhe përfaqësuesit e Listës Serbe  janë shumë të koordinuar në atë mënyrë që t’i përforcojnë kapacitetet diplomatike  dhe politike për mbrojtjen e shtetit të Serbisë dhe interesave kombëtare në një masë të madhe”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Indeksonline. Sipas njoftimit, Gjuriç me përfaqësuesit politike të serbëve nga Kosova ka diskutuar për situatën politike dhe të sigurisë në krahinë dhe për procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Gjithashtu përfaqësuesit serb, të prirë nga lideri i Listës Serbe, Goran Rakiç, i ofruan mbështetje të plotë presidentit serb, Alekandër Vuçiq, dhe lidershipit serb në përgjithësi.

“Përfaqësuesit e serbëve nga Kosova i ofruan përkrahje të plotë presidentit [serb] Aleksandër Vuçiç, dhe qeverisë serbe në përpjekjet e tyre për t’i zgjidhur problemet në Kosovë duke gjetur një zgjidhje kompromisi që do ta garantonte mbijetesën dhe zhvillimin e serbëve [në Kosovë]”, thuhet në mediat serbe.

“Ata po ashtu kanë treguar pikëpamjen e tyre në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ku nuk ka nevojë që të refuzohet ndonjë temë e diskutimit dhe që zgjidhja duhet të kërkojë që të merren në konsideratë interesat afat-gjatë të Serbisë dhe popullit serb si tërësi. Në listën e Listës Serbe të udhëhequr nga Goran Rakiç ishin përfaqësues serbë nga jugu, veriu dhe pjesë qendrore të Kosovës”, përfundohet në njoftimin për media.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASHPËRSIMI I DIALOGUT/ Sekretari amerikan Pompeo: Çdo ndërhyrje e Rusisë do të ketë pasoja
Previous article Pas zjarrit vijnë përmbytjet në Greqi, paralajmërimi i autoriteteve BULLGARE

g.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret Rajon

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret

TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Tre shqiptarët e Kosovës të zhdukur prej të shtunës gjenden të vdekur në lumin Lepenc Breaking News

TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Tre shqiptarët e Kosovës të zhdukur prej të shtunës gjenden të vdekur në lumin Lepenc

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT