Në një postim në rrjetet sociale, pas takimit, presidentja e e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u shpreh se, me Ramën diskutuan progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Sipas saj, kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve të BE.

“Takim shumë i mirë me kryeministrin Edi Rama. Diskutuam progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe Planin tonë të ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë”, shkroi von der Leyen.

Ursula Twitter

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.