• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI ME RAMËN/ Kancelarja Angela Merkel tregon detaje: Në fund shtatori vendosim për NEGOCIATAT
Home
Politikë

TAKIMI ME RAMËN/ Kancelarja Angela Merkel tregon detaje: Në fund shtatori vendosim për NEGOCIATAT

13 September, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel priti këtë të premte në një takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. Pas kryeministrit, ka qenë vetë kancelarja që ka reaguar duke treguar detaje mbi atë se çfarë kanë diskutuar të dy liderët.

Kancelarja  pohon se bisedimet mes tyre u përqendruan në marrëdhëniet bilaterale, por edhe në çështjet e politikës evropiane dhe çështjet rajonale.

Në fund të shtatorit, Bundestagu do të vendosë nëse Kancelarja Angela Merkel mund të bien dakord për pranimin e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë në samitin e BE në mesin e tetorit.

“Gjermania mbështeti pranimin e Shqipërisë në NATO në 2009, dhe mbështet pranimin e shtetit të Ballkanit në Bashkimin Evropian. Gjatë Konferencës së Ballkanit Perëndimor në Posen, më 5 korrik 2019, Kancelarja pranoi se pavarësisht vazhdimit të vështirësive politike, kishte përparim të rëndësishëm në të gjithë rajonin”-thuhet në reagimin e kancelarisë gjermane.

Ajo gjithashtu thekson se Gjermania shpreh gatishmërinë e plotë për të ruajtur kushtetutën dhe zhvillimin e demokracisë në vendin tonë.

“Gjermania ka një interes të fortë për të kontribuar në kushte të qëndrueshme, demokratike dhe kushtetuese në Shqipëri duke mbështetur procesin e transformimit të saj. Më parë, Rama ishte në prill 2018 mysafir në Kancelarinë Federale për të diskutuar me kancelaren Merkel, ndër të tjera, gjendjen e afrimit të BE në Shqipëri. Gjithashtu gjatë një takimi të Ballkanit Perëndimor në Prill 2019 në Kancelarinë Federale u zhvillua një diskutim dypalësh midis dy krerëve të qeverive”-theksohet ndër të tjera në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypi të Kancelares Angela Merkel.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR TË VERA NUK KA MBARUAR AKOMA/ E dashura e re e Lapo Elkann mahnitëse në rrjetet sociale (FOTO)
Previous article ARBANA BËHET GATI PËR LIBRIN E DYTË TË GATIMEVE/ Nuk do ta besoni se kë ka zgjedhur si asistente (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT