Pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel ka reaguar edhe ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.
Në një postim në Facebook, Cakaj shkruan se takimi me Merkel konfirmoi mbështetjen e Gjermanisë për çeljen e negociatave.
“Takimi me Kancelaren Angela Merkel konfirmoj edhe një herë mbështetjen absolute të Gjermanisë për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE”,- shkruan Cakaj.
Më tej Ministri në detyrë shtoi se progresi i Shqipërisë, me në fokus Reformën në Drejtësi merr vlerësim të lartë nga Gjermania, ndërsa theksoi se Shqipëria do të vijojë të luajë rolin e pazëvendësueshëm në stabilitetin rajonal.
“Progresi i madh i Shqipërisë në 5 prioritetet kyçe, me theks të veçantë në reformën në drejtësi, merr vlerësimin më të lartë nga Gjermania. Shqipëria do të vazhdon të luaj rolin e saj të pazëvendësueshëm në stabilitetin rajonal dhe afirmimin e vlerave evropiane në Ballkanin Perendimorë! Shumë mirënjohës për përkushtimin e Kancelares Merkel ndaj Shqipërisë!”


