• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI ME KLERIKËT/ Rama: Shmangni disa rituale të panevojshme. Xhamitë dhe kishat nuk mbyllen
Home
Politikë

TAKIMI ME KLERIKËT/ Rama: Shmangni disa rituale të panevojshme. Xhamitë dhe kishat nuk mbyllen

9 March, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me krerët e komuniteteve fetare në vend, për të diskutuar në lidhje me masat që duhet të merren në lidhje me ceremonitë fetare dhe të sensibilizohen besimtarët që të ruajnë vetën dhe të tjetër. ‘Mos shkoni aty ku ka epidemi, por nëse epidemia vjen aty tek ju mos lëvizni. Ky është i gjithë thelbi i kësaj epidemie’, tha Rama.

Kryeministri tha se drejtuesit e komuniteteve fetare të inkurajojnë të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike të qëndrojnë në shtëpi, pasi janë shtresa që epidemia e koronavirusit tregohet më agresive.

“Nuk jemi në një situatë ku të bëhet fjalë për mbyllje të kishave dhe xhamive. kërkohet që ju të sensibilizoni besimtarët më të moshuar dhe ata me sëmundje kronike që të qëndrojnë në shtëpi, pasi janë shtresa më vurnerabël dhe kjo sëmundje tregohet më agresive pikërisht me ta. Inkurajoni personat e tillë të qëndrojën në shtëpi“, tha Rama

Pasja kujdes me rregullat bazë si mos takimi me njerëzit dhe distanca një metër, Rama tha se kërkohet një thyerje e ritualeve fetare në mënyrë që të frenohet përhapja e koronavirusit. Rama u kërkoi komuniteteve fetare që të shmanget puthjet, përqafimet apo lutjet ku besimtarët qëndrojnë shumë ngjitur me njëri-tjetrin.

‘Edhe në mbledhjet ku keni më shumë besimtarë duhet të tregoni kujdes që këto rregulla, pavarësisht  se thyejnë ritualet fetare duhet të respektohet si puthja e dorës, përqafimi apo falja shumë ngjitur njëri me tjetrin. Është mirë që këto masa të transmetohen nga ju krerët e feve që të sensibilizoni besimtarët. Ky është një virus i panjohur, por nuk po flasim për murtajë. Më vjen mirë që jeni sensibilizuar të gjithë edhe me besimtarët dhe hoxhallarët, myftinjtë e tjerë”, u shpreh kryeministri.

Në lidhje me përhapjen e panikut, Rama tha se shqiptarët nuk duhet të kenë frikë, por duhet të tregohen të kujdesshëm, ndërsa përsëriti rregullin që çdo person që dyshona po vjen nga zonat e prekura të vetëkarantinohet dhe të telefonojë 127 dhe të mos shkojnë të alarmuar në spitale.

‘Frika është gjëja e gabuar, por kujdesi është gjëja e duhur. Nuk duhet të bimë në  pesimizëm. Mos shkoni aty ku ka epidemi, por nëse epidemia vjen aty tek ju mos lëvizni. Ky është i gjithë thelbi. Çdo person që vjen nga zonat e prekura duhet të vetëkarantinohet, kush ka shenjat të mos alarmohet dhe të telefonojë 127 dhe të mos vrapojë në spitale. Më të rrezikuarit janë të moshuarit dha ata me sëmundje kronike. Fëmijët i kalojën më lehtë. Shkollat u mbyllën për të frenuar përhapjen e koronavirusit’, tha Rama me krerët e komuniteteve fetare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KORONAVIRUSI I KËTIJ TIMIT..."/ Politikani italian: Nuk ekziston. Qeveria? Këshilli i ko*eve, ik shikoni porno!
Previous article KORONAVIRUSI/ Seria A, pezullohet deri në 4 prill

F.autor

Postime të ngjashme

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim Aktualitet

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT