• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TAKIMI ME HOMOLOGUN GJERMAN”/ Pacolli: Gjermania mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën
Home
Rajon

“TAKIMI ME HOMOLOGUN GJERMAN”/ Pacolli: Gjermania mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

12 April, 2019 F.autor Rajon

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, tha se Gjermania zyrtare ka deklaruar  se mbështet plotësisht liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ky njoftim vjen pas takimit që ka zhvilluar Pacolli në Varshavë me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Mass, ku siç thuhet, është diskutuar për mbështetjen e Gjermanisë edhe për procesin e dialogut me Serbinë dhe arritjen sa më të shpejtë të një marrëveshjeje mes të dyja vendeve.

“Në Varshavë, zhvillova një takim bilateral me ministrin e jashtëm gjerman Heiko Mass, i cili tashmë konfirmoi se Gjermania me të gjithë mekanizmat e saj mbështetë plotësisht liberalizimin e vizave për Kosovën”, tha Pacolli në Facebook.

Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën është stërzgjatur nga institucionet e Bashkimit Evropian. Kosova është vendi i vetëm në rajon, qytetarët e së cilës i nënshtrohen regjimit të vizave në zonën Shengen.

Vendet që më së shumti kanë shprehur hezitimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, janë pikërisht vendet aleate, ku përfshihej edhe Gjermania, të cilat deri më tash, përveç se e kanë njohur ndër të parat Kosovën, kanë ndihmuar atë në procesin e integrimeve evropiane.

Ndryshe, komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, pati përmendur vitin 2020 si kohën më optimale, kur Kosova do të mund sërish të presë një vendim eventual pozitiv për liberalizimin e vizave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSION NË BURGUN 313/ Vëllait të Admir Muratajt i refuzohet leja për të shkuar në varrim
Previous article "KË KE KAPUR QË JE FUTUR NË KLAN"/ Moderatorja shqiptare vihet në siklet

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate! Rajon

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate!

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare Rajon

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT