Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar një status në rrjetin social “Facebook” pas takimit me eurodeputetin Knut Fleckeinstein.
Kreu i shtetit shqiptar shkruan se reformat e vërteta në fushën e drejtësisë do të çojnë drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
“Pata kënaqësinë të takohesha me eurodeputetin, Knut Fleckenstein. Vetëm reformat e vërteta në fushën e sundimit të ligjit do të çojnë drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.”, shkruan Meta.


