• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI ME ENGEL/ Thaçi: SHBA të mbetet e fokusuar tek…
Home
Rajon

TAKIMI ME ENGEL/ Thaçi: SHBA të mbetet e fokusuar tek…

5 July, 2019 Lubjana.autor Rajon

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot kongresistin Eliot Engel, kryesues i Komisionit për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan, i shoqëruar nga zonja Engel dhe bashkëpunëtorët, të cilin e falenderoi për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën.

“Ju jam mirënjohës për angazhimin tuaj personal, prej dekadash, për Kosovën dhe popullin shqiptar në përgjithësi”, u shpreh presidenti Thaçi.

Sipas një njoftimi të Presidencës, Thaçi ka shprehur kënaqësinë para kongresistit Engel dhe ambasadorit Kosnett për përurimin e ndërtesës së re të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, duke e krahasuar momentin e 4 Korrikut 2019 me hapjen e Zyrës Amerikane në Kosovë në vitin 1996.

“Është impresive kur e kujtojmë se ku ishim në vitin 96 dhe kur e shohim ku jemi sot”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi se “për këtë jemi mirënjohës përkrahjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të gjithë miqve, që na kanë përkrahur gjithë këto vite”.

Kongresisti Engel u shpreh se është i gëzuar që është përsëri në Kosovë, veçanërisht për të qenë pjesë e shënimit të 4 Korrikut me inaugurimin e ambasadës së re amerikane.

Engel ka theksuar progresin e madh që Kosova ka bërë në vitet që nga pavarësia dhe ka shprehur shpresën e tij se vendi do të vazhdojë të përparojë në rrugën drejt prosperitetit, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Presidenti Thaçi ftoi kongresistin Engel që të angazhohet që SHBA-ja të mbetet e fokusuar në çështjen e Kosovës deri në përmbylljen e plotë të stories së Kosovës, me konsolidimin e plotë ndërkombëtar të vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARR NË MIRDITË/ Dy banesa përfshihen nga FLAKËT, dyshohet se... (VIDEO)
Previous article SAMITI I BALLKANIT/ Rama: Ja çfarë është planifikuar për të nesërmen

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT