• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI ME EMIGRANTËT NË LONDËR/ Balla: Zgjedhjet e 2021, do garantohet vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë
Home
Politikë

TAKIMI ME EMIGRANTËT NË LONDËR/ Balla: Zgjedhjet e 2021, do garantohet vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë

30 November, 2018 F.autor Politikë

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, gjatë një takimi të zhvilluar dje dhe sot në Londër, është takuar me emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në atje.

Takimi i parë ishte në Parlamentin Britanik me deputetët Madeleine Moon njëkohesisht Presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Martin Vickers deputet i Partise Konservatore dhe John Groghan i cili kryeson edhe Grupin për Shqipërine në Parlamentin britanik.47130937_1990873737624884_2022284677011734528_nZoti Balla dhe delegacioni që e shoqëron u pritën në një takim edhe nga deputeti Khalid Mahmood i cili është edhe Ministër Hije për Europen në Partinë Laburiste. Po ashtu një takim tjeter ishte me deputeten Margaret Hodge si dhe me Drejtoreshën e Fondacionit Ëestminister, i cili pritet të hapë së shpejti një prezencë të vetën në Shqipëri.

Temë e bisedimeve ishte ecuria e reformave ne Shqiperi, roli konstruktiv i Shqipërisë në Ballkan dhe rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, integrimi i komunitetit të madh shqiptar tashmë në Britani, bashkëpunimi mes dy vendeve, mes Scotlandyard dhe Policisë së Shtetit, në luftën kunder krimit te  organizuar, etj.47217956_1990873647624893_3985004909316538368_n

Gjatë takimit u diskutua mbi marrëdheniet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe për nevojën e intesifikimit të shkëmbimeve tregtare dhe prezencës më të madhe të kompanive britanike në Shqipëri. “Jo vetëm në sektorin e turizmit, por edhe në porte, industrinë nxjerrëse dhe përpunuese të mineraleve dhe atë të naftës, në bujqësi, etj. Shqipëria ofron një portofol të pasur për sipërmarrjet britanike. Jemi i vetmi vend në Europë që kemi TVSH 6% në turizem, po ashtu edhe incentiva të tjera që e bëjnë Shqipërinë një destinacion tërheqës por edhe të sigurtë për investime në turizëm”.

Gjithashtu si Sekretar i Pergjithshëm i Partisë Socialiste në kuadër të aksionit të ndermarrë nga socialistët “E gjithë vëmendja për Ju” zhvilloi edhe një takim me shqiptarë që jetojnë në zonën veriore të Londrës.46986524_1990873640958227_1130447598604255232_n

Gjatë këtij Takimi zoti Balla u shpreh se është detyrim i klasës politike shqiptare që për zgjedhjet politike të 2021 të garantojë që edhe ju që jetoni e punoni këtu në Londër, Britani apo kudo jashtë Shqipërise të keni mundësi të votoni. Unë besoj që Paketa aktuale e Reformës Zgjedhore e cila përmbledh rekomandimet e OSBE/ODIHR në 3 raportet e fundit do të miratohet para krishtlindjeve, sepse siç e dini zgjedhjet vendore janë dekretuar tashmë më 30 qershor. Faza tjetër pas përfundimit të rregjistrimit të shqiptarëve jashtë territorit duhet të jenë ndryshimet ligjore për ti hapur rrugë votimit tuaj në vitin 2021.

Në profilin e tij të Facebook, Balla ka postuar disa foto nga Londra, duke shkruar se vijon fushata e anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste

“Më vëmendjen për çdo shqiptar pavarësisht ku jeton, vijuam aksionin tonë “Partia Socialiste e hapur për Ty” edhe në zonën veriore të Londrës aty ku jetojnë vëllezër dhe motra shqiptarë tashmë të integruar plotësisht.

Gjate ketij takimi u shpreha se eshte detyrim i klases politike shqiptare qe per Zgjedhjet Politike te 2021 te garantojme qe edhe ju qe jetoni e punoni ketu ne Londer, Britani apo kudo jashte Shqiperise te keni mundesi te votoni. Une besoj qe paketa aktuale e Reformes Zgjedhore e cila permbledh rekomandimet e OSBE/ODIHR ne 3 raportet e fundit do te miratohet para Krishtlindjeve, sepse sic e dini zgjedhjet vendore jane dekretuar tashme nga Presidenti me 30 qershor. Faza tjeter pas perfundimit te rregjistrimit te shqiptareve jashte territorit duhet te jene ndryshimet ligjore per t’i hapur rruge votimit tuaj ne vitin 2021″, shkruan Balla.47048026_1991178650927726_7368269782178594816_n

“Kryeministri Edi Rama e mbajti premtimin ndaj jush duke krijuar per here te pare nje ministri te dedikuar teresisht per ju sic eshte Ministria per Diasporen dhe gjithashtu kemi ndryshuar teresisht sherbimin tone konsullor, duke kaluar ne nje sherbim te shpejte dhe digjital”, u shpreh më tej Balla.

47102120_1991179084261016_6826457978455982080_n47067714_1991179070927684_7986357546493411328_n47138258_1991179004261024_4722783168673873920_n47134133_1991178970927694_87654973931782144_n47143892_1991178904261034_90077666199207936_n

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IU BASHKUA "LËVIZJES KOMBËTARE PËR LEXIM"/ Ky është libri që ka zgjedhur të lexojë Rudina Magjistari (VIDEO)
Previous article LIVE/ Partizani-Tirana: Shpërthen festa në “Selman Stërmasi”, Hebaj "bën ligjin" (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT