• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI ME BANORËT E NJËSISË 9/ Veliaj: Së shpejti nis puna për Bulevardin “Zogu i Parë”
Home
Politikë

TAKIMI ME BANORËT E NJËSISË 9/ Veliaj: Së shpejti nis puna për Bulevardin “Zogu i Parë”

17 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

E gjithë lagjja e rrugës së “Barikadave”, “Abdulla Gjikali” dhe “Isa Bioletini” në Njësinë 9 është transformuar plotësisht, me trotuare më të mira, më shumë ndriçim dhe hapësira rekreative për banorët.

Kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputetet e PS, Ogerta Manastirliu dhe Blerina Gjylameti, inspektuan punimet e kryera në këto lagje, ndërsa u takuan dhe biseduan me banorët. Veliaj tha se investimet kanë sjellë jo vetëm një infrastrukturë më të mirë për banorët, por edhe kanë rritur vlerën e pronës në këto zona.

“Na ka ecur puna shumë mirë. Ka pasur ngarkesë, nuk është mentalitet i lehtë, por e di çfarë? Kur njerëzit shohin që punohet, thonë se duke punuar, fiton edhe besim. Në lagje këtu i kemi bërë të gjitha ndërhyrjet, edhe rruga nuk ka dalë keq”, tha Veliaj.

Banorët shprehën vlerësimin e tyre për punët e bëra në Tiranë dhe ato që kanë prekur direkt lagjet e tyre në këtë njësi.

“Kjo është një zonë e bërë komplet, ka sjell shumë qetësi, se janë lagje të vjetra tironse. Nuk ishte ndërhyrë më parë, edhe pse tironsit janë shumë të butë, nuk janë agresivë, dhe nuk i kërkojnë gjërat me zor. Bravo ju qoftë, se keni bërë punë shumë të mirë”, tha një nga banoret e Njësisë 9.

Një tjetër banore falenderoi kryebashkiakun Veliaj për trasformimin që ka sjellë në Tiranë, duke veçuar Parkun e Liqenit Artificial.

“Jemi shumë të kënaqur me ndryshimin që është bërë në Tiranë, ai liqeni është bërë fantastik”, tha ajo. Një i moshuar falenderoi për vëmendjen e treguar për moshën e tretë, si dhe shtoi se puna e bërë është fushata më e mirë për të fituar zgjedhjet.

“Unë po të uroj sepse i ke të fituar me kohë, me punën tënde, me devotshmërinë, me ndjenjën e lartë të patriotizmit, që na ka kënaqur edhe ne të vjetrit, të moshuarit.

Të urojmë shëndet në familje e gëzime dhe suksese në detyrën që ke”, tha i moshuari. Veliaj theksoi se Njësia 9 do të preket edhe nga disa projekte të tjera të mëdha, përfshi këtu edhe ndërhyrjen në Bulevardin Zogu i Parë.

“Tani do fillojmë bulevardin e “Zogu i Parë”, do rregullohen edhe të gjithë fasadat”, tha Veliaj. Ai sqaroi edhe disa nga projektet e tjera madhore të Bashkisë së Tiranës, ku përfshiu edhe Unazën e Madhe.

“Tani po punojmë te blloku i “Casa Italia”-s, kemi edhe rrethrrotullimin te “Shqiponja”. Do bëhet edhe rruga te Astiri. Ti u thua po të shpronësoj, po të jap një banesë sociale, kurse ata thonë për ideal të partisë do rri këtu. Atyre ju ka dalë llotaria, po bëjnë shtëpi, janë bërë 10 familje bashkë dhe po bëjnë pallate ngjitur me Unazën e Madhe të Tiranës, që është rruga më e shtrenjtë. Pra, u ka rënë bingo, nuk janë për hall. Atyre është për t’u thënë, vazhdo te partia, por rruga do të bëhet. Kështu shpëton “Casa Italia”, Dogana dhe gjithë rrethrrotullimi ‘Shqiponja’”, shtoi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "U MËRZIT SE E IMITOVA"/ Aktorja e humorit tregon se si e ndaluan të luante këtë personazh
Previous article "KA BËRË BUJË DHE TE NE"/ Ledri Vula flet për skandalin e Loredanës (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave Aktualitet

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT