• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI ME ASAMBLENË E PS NË VLORË/ Rama: Kemi punë për të bërë! Berisha fatkeqësi për ata që e dëgjojnë
Home
Politikë

TAKIMI ME ASAMBLENË E PS NË VLORË/ Rama: Kemi punë për të bërë! Berisha fatkeqësi për ata që e dëgjojnë

26 September, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ishte në një takim me drejtorët e qytetit dhe asamblenë e Partisë Socialiste në Vlorë.

Në fokus të takimit kanë qenë porositë për fushatën zgjedhore dhe raportimet e problemeve në këtë zonë. Sipas informacioneve, Rama u ka kërkuar drejtorëve të këtij qarku që të kenë impenjim maksimal për të takuar qytetarët. Ai është shprehur se nuk duhet të ketë qytetarë të pakënaqur.

Në një prononcim për mediat Rama ka thënë se ka ende punë për të përmirësuar shërbimin online.

“Unë besoj se kemi bërë një transformim të madh të punës së administratës në tërësi me revolucionin digjital. Pra janë miliona vajtje ardhjet e kursyera për shërbime që duhet ti bënim duke u sorollatur. Nga ana tjetër nuk do të thotë që njerëzit nuk kanë të drejtë kur ankohen për administratën. Është një kantier i madh që vazhdon punën.

Kjo është një luftë e vazhdueshme, unë nuk dorëzohem por njerëzit duhet të bëjnë durim se nuk është e kollajshme. Por kjo nuk është potencialesh për PS por të përgjithshme. Për hir të vërtetës nuk është se jemi kursyer për njerëzit që kanë dështuar apo na kanë turpëruar, por është një luftë që vazhdon dhe kërkon kohën e vet. Administrata është ngrehinë dhe progresi i bërë këto vite është i kuptueshëm. E keqja në këtë rast, e mira nuk ka fund kështu që njerëzit i kanë harruar radhat e pafundme në shi për të paguar faturat e OSHEE apo për të bërë një aplikim. Megjithatë kemi ende shumë për të përmirësuar për shërbimin online që të mbarojë kjo histori.

Deri në fund të vitit do fusim shërbime të tjera, pra 93% të shërbimeve dhe nuk do jetë e nevojshme të shkoni në zyra për të shkuar apo për të marrë mbrapsht“, deklaroi Rama.

Përsa i përket kandidimit në qytetin e Vlorës, Rama nuk e ka zbuluar duke e lënë enigmë.

“Do të shihet a jam apo jo në Vlorë. Vërtetë jamë më i gjatë se të tjerët, por në këtë rast jam i barabartë“, tha Rama.

Kryeministri u përgjigj edhe në lidhje me deklaratat e Sali Berishës. Ai tha se Berisha është një njeri që nuk duhet dëgjuar për shkak edhe të moshës së tij.

“Do iu sugjeroj miqësisht që ta konsideroni për moshën që ka një njeri që thjesht duhet lënë në vetminë e tij dhe pastë jetë të gjatë e shëndet dhe i gëzoftë.

Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk ka asgjë çfarë u jep më dhe fatkeqësisht për të dëgjuar atë që populli thotë mos ia dëgjo plakut, se është fatkeqësi për ata që e dëgjojnë.

Unë se kam dëgjuar fare se çfarë ka thënë është një njeri që duhet injoruar plotësisht“, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MENDOJA SE ISHIN MË TË ZËNË ME..."/ Klopp i përgjigjet me sarkazëm qeverisë së Boris Johnson
Previous article ALFRED PEZA/ Pashmangshmëria e humbjes së një opozite të vjetër dhe të lodhur!

F.autor

Postime të ngjashme

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT