• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI KURTI-VUÇIÇ NË OHËR/ BE publikon aneksin për të cilin u negociua mbi 10 orë
Home
Rajon

TAKIMI KURTI-VUÇIÇ NË OHËR/ BE publikon aneksin për të cilin u negociua mbi 10 orë

19 March, 2023 F.autor Breaking News, Rajon

Pas përfundimit të bisedimeve mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiç në Ohër, Bashkimi Europian ka publikuar tekstin e aneksit të zbatimit të Marrëveshjes me dy shteteve.

Përmbajtja:

Aneksi është një pjesë integrale e Marrëveshjes

Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse – që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi – në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim.

Palët e kanë parasysh se Marrëveshja dhe Aneksi i zbatimit bëhen pjesë integrale e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE. Palët e kanë parasysh se, menjëherë pas miratimit të Marrëveshjes dhe këtij Aneksi, ndërmjetësuesi i BE-së do të fillojë procesin për t’i ndryshuar standardet e Kapitullit 35 për Serbinë, për t’i konsideruar detyrimet e reja të Serbisë, që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi

Palët pajtohen për të miratuar Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, si çështje urgjente

Për të zbatuar Nenin 7, Kosova nis menjëherë negociatat në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për përcaktimin e aranzhimeve dhe garancive specifike, që sigurojnë një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse të dialogut, siç përcaktohet nga ndërmjetësuesi i BE-së

Palët bien dakord për të krijuar një Komitet të Përbashkët Monitorues, të kryesuar nga BE-ja, brenda 30 ditësh. Zbatimi i të gjitha dispozitave do të sigurohet dhe mbikëqyret nga Komiteti i Përbashkët Monitorues

Për të zbatuar Nenin 9, BE-ja do të organizojë një konferencë donatorësh brenda 150 ditësh, për të krijuar një paketë investimesh dhe ndihme financiare për Kosovën dhe Serbinë. Asnjë shpërndarje nuk do të ndodhë përpara se BE-ja të përcaktojë se të gjitha dispozitat e Marrëveshjes janë zbatuar plotësisht

Kosova dhe Serbia pajtohen që të gjitha nenet të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra

Rendi i paragrafëve të këtij Aneksi nuk e paragjykon rendin e zbatimit të tyre

Kosova dhe Serbia pajtohen që të mos e bllokojnë zbatimin e asnjë prej neneve

Të gjitha diskutimet në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes do të zhvillohen në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DIALOGU..."/ Pendarovski: E mirëpres marrëveshjen e arritur në Ohër nga Kurti dhe Vuçiç
Previous article "E KAM NDJEKUR..."/ Ilir Shaqiri: Do zgjidhja të përballesha me Luizin në 'Big Brother'

F.autor

Postime të ngjashme

FINALJA E BOTËRORIT/ Mbyllet pjesa e parë, paqe tek Spanjë-Argjentinë Breaking News

FINALJA E BOTËRORIT/ Mbyllet pjesa e parë, paqe tek Spanjë-Argjentinë

DITA E 50 E PROTESTËS/ Qytetarët para Kryeministrisë, thirrja kryesore: Rama, jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 50 E PROTESTËS/ Qytetarët para Kryeministrisë, thirrja kryesore: Rama, jepe dorëheqjen

PROJEKTLIGJI PËR TURIZMIN/ Qeveria mund të pezullojë me VKM ndërtimet në sezon, gjobë deri në 2 mln lekë shkelësve Aktualitet

PROJEKTLIGJI PËR TURIZMIN/ Qeveria mund të pezullojë me VKM ndërtimet në sezon, gjobë deri në 2 mln lekë shkelësve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT