• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI KRETES/ Bushati – Kotzias bien dakord vetëm për një pikë. Ja kush është ajo
Home
Rajon

TAKIMI KRETES/ Bushati – Kotzias bien dakord vetëm për një pikë. Ja kush është ajo

11 November, 2017 Redaktor1 Breaking News, Politikë, Rajon

Ka një pikë për të cilën shefat e diplomacisë së dy vendeve fqinjë, Shqipërisë dhe Greqisë kanë rënë dakord plotësisht, në bisedimet e vështira mes tyre që po zhvillohen në ishullin e Kretës. Bëhet fjalë për një pakt të arritur mes tyre dje, që në fillim të ditës së parë të bisedimeve, ku mbi tryezën e të dyja palëve, janë hedhur për diksutim të gjitha çështjet që shqetësojnë dy vendet tona. Pakti ka të bëjë me faktin e panegociueshëm që asnjëra nga delegacionet, si ajo vendase ashtu edhe ajo shqiptare të mos japin asnjë informacion deri në përfundimin e takimit tre ditor. Ky fakt konfirmohet nga burimet brenda takimit.

Të dy ministrat e jashtëm, I druhen shumë insinuatave, shtrembërimeve, qarkullimi të informacionit të rremë apo gjysëm të vërtete në mediat respektive apo ato ndërkombëtare, ç’ka do të shtonte spekullimet dhe mund të shtonte artificialisht presionin mbi palët. Ndaj, është dakordësuar që vetëm në përfundim të takimit, të ketë një komunikim zyrtar nga protagonistët me mediat. Deri tani nga ky takim kanë qarkulluar vetëm dy tri foto pa ndonjë vlerë informuese nga vendi I takimit, të cilat paraqesin thjeshtë ambjentet e hotelit jashtë sallës dhe vendeve të takimeve zyrtare të delegacioneve respektive dhe grupeve të ekspertëve.

Dje, në ditën e parë takimet zgjatën për 14 orë pa ndërprerje, ndërkohë që sot, po vazhdohet me të njëjtin intensitet dhe pritet që të jenë orë gjithashtu të gjata e të lodhshme bisedimesh e negociatash. Çështja më delikate mbetet padiskutim pakti detar, ligji i luftës dhe varrezat e ushtarëve grekë në jug të vendit, për të cilët Greqia pretendon se nuk është zbatuar marrëveshja e nënshkruar me qeverinë ‘Berisha’. Nuk dihet me saktësi nëse pjesë e bisedimeve do të jetë edhe çështja çame, ndonëse heqja e ligjit të luftës është një lehtësi e madhe për komunitetin çam, pasi përmes këtij ligji mbahen nën sekuestro konservative një pjesë e mirë e pronave të tyre.

Pala shqiptare është nisur në këto bisedime me një dokumentacion voluminoz nga arikivi i Ministrisë së Jashtme dhe Arkivi i Shtetit. Po në këtë mënyrë ka vepruar edhe pala greke. Nuk dihet se cilat do të jenë rezultatet konkrete të këtyre bisedimeve, të cilat shënojnë një moment të veçantë mes dy vendeve, po të kemi parasysh tonet e ashpra mes Athinës dhe Tiranës për çështjen e prishjeve të disa objekteve në Himarë. Në jo pak raste pala greke ka kërcënuar Shqipërinë se integrimi në BE nuk do të jetë i lehtë për të.

Pjesë e delegacionit shqiptar përveç ministrit Bushati është edhe Qirjako Qirko, Ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, ish- sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Odeta Barbullushi, zv. ministre e Jashtme, si dhe Glevin Dervishi dhe Edlira Prendi, këshilltarë të ministrit Bushati.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A do të arrestohet gjyqtari Shkëlqim Miri? Zbulohet kolegia që do firmosë vendimin ndaj tij
Previous article Bleona ofendon fansat: Të gjithë injorantët...

Redaktor1

Postime të ngjashme

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

VRASJA E POLICIT/ Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të tilla të papranueshme Politikë

VRASJA E POLICIT/ Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të tilla të papranueshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT