• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI KOSOVË-SERBI NË SHTËPINË E BARDHË/ BE: Çdo marrëveshje për normalizim duhet të kalojë përmes Brukselit
Home
Rajon

TAKIMI KOSOVË-SERBI NË SHTËPINË E BARDHË/ BE: Çdo marrëveshje për normalizim duhet të kalojë përmes Brukselit

16 June, 2020 F.autor Rajon

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Ballkanin, Peter Stano, duke iu referuar takimit të 27 qershorit, tha se çdo marrëveshje në kontekstin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të kalojë përmes një procesi negociues të udhëhequr nga BE-ja.

“Bashkimi Evropian ishte duke ndihmuar në dialog që nga fillimi. E ardhmja evropiane e vendeve është e mundur vetëm përmes dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër. Për të gjitha gjërat që merren vesh, duhet të jetë pjesë edhe Bashkimi Evropian, pra të jetë pjesë e dialogut”, deklaroi Stano.

Sa i takon vizitës së Mirosllav Lajçak në Kosovë, Stano tha se ai do të propozojë data për rifillim të dialogut. Analisti politik, Naim Rashiti, thotë se Kosova nuk duhet injoruar iniciativën e BE-së për rifillim të dialogut.

Sipas Rashtit, Lajçak është duke punuar në përcaktimin e dinamikës së re të bisedimeve.

“Me këto vizita ai vetëm po bënë përpjekje për ta përcaktuar dinamikën e re ose të marrë pajtimin e palëve për vendosjen e një dinamike të re të dialogut, e cila do të fillojë vetëm kur të hiqen kufizimet për shkak të pandemisë. Lajçak është në fillim të punës së tij, në përgatitje të procesit, dhe Kosova duhet ta mbështesë edhe këtë proces sepse nuk bie ndesh me qëllimet e SHBA-së”, thotë Rashiti për Radion Evropa e Lirë.

I dërguari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak ka nisur vizitën e tij në Kosovë ku do të takohet me presidentin, Hashim Thaçi, kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Në këto takime, Lajçak do të shpalosë planin për rifillimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, proces ky që u ndërpre në fund të vitit 2018 pasi Qeveria e Kosovës, vendosi tarifë prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

I emëruari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, njoftoi se takimi do të ndodhë në Shtëpinë e Bardhë, pasi palët janë pajtuar që t’i heqin pengesat për dialog.

Grenell tha se Serbia u pajtua që të pezullojë përkohësisht fushatën e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe se Kosova u pajtua të pezullojë përpjekjet për t’u anëtarësuar në mekanizma ndërkombëtarë.

Në Kosovë, spektri politik mbetet i ndarë sa i takon procesit të dialogut me Serbinë. Që nga ardhja në pushtet e qeverisë së re të drejtuar nga Avdullah Hoti i LDK-së, i është bërë thirrje partive politike që të bëhen pjesë e procesit të bisedimeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKESË KUVENDIT/ Tre grupet parlamentare: Të largohet Rudina Hajdari nga Komisioni, ja emri që propozojmë
Previous article I BËN THIRRJE SHQIPTARËVE/ Julian Deda: Ndajeni mendjen, a ta mbajmë Ramën edhe 20 vjet apo ta heqim me ceremoni?

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT