• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI KOKË MË KOKË/ Komisionerja në KE porosi Gjonajt: Zbatim më të shpejtë Reformës në Drejtësi
Home
Shqipëri

TAKIMI KOKË MË KOKË/ Komisionerja në KE porosi Gjonajt: Zbatim më të shpejtë Reformës në Drejtësi

21 June, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Revolucionare dhe shumë të guximshme, e ka konsideruar Reformën në Drejtësi që ka ndërmarrë Qeveria Shqiptare, komisionerja për Drejtësinë, Konsumatorin dhe Barazinë Gjinore në Komisionin Europian, znj. Vera Jourova.

Gjatë një takimi që ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, zhvilloi në Bruksel me Komisioneren Vera Jourova është diskutuar gjerësisht lidhur me Reformën në Drejtësi, ecurinë dhe arritjet e deritanishme në zbatimin e saj në praktikë.

Komisionerja Jourova i konsideroi përpjekjet për të reformuar sistemin e drejtësisë si mbresëlënëse dhe shprehu bindjen që Reforma në Drejtësi do të mbetet një ngjarje historike në zhvillimin e Shqipërisë. Ajo e siguroi Ministren Gjonaj për mbështetjen e Komisionit Europian në zbatimin e Reformës, si dhe e inkurajoi atë për të ecur me ritme sa më të shpejta në këtë drejtim.

Ministrja Gjonaj në përgjigje të interesimit të Komisioneres, foli gjerësisht për mënyrën se si institucionet e reja të drejtësisë do të jenë të pavarura nga ndikimi i politikës, kjo si rezultat i mekanizmave të ngritura, që garantojnë pavarësinë e organeve të reja.

Ministrja Gjonaj shprehu kënaqësinë që do të mirëpresë Komisioneren Jurova, në takimin ministrave të Drejtësisë dhe të Brendshëm të vendeve të BE-së dhe vendeve të rajonit në datat 4-5 tetor të këtij viti, i cili këtë herë do të mbahet në Tiranë. Kjo si shprehje e vlerësimit të progresit të arritur nga Shqipëria deri tani dhe rëndësisë që ka forcimi i shtetit të së drejtës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Takimi i ministrave në tetor dhe vizita e Komisioneres Jurova do të shërbejë edhe si një mundësi e mirë, për nënshkrimin të marrëveshjes së bashkëpunimit me EUROJUST, me qëllim forcimin e përpjekjeve të autoriteteve Shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, Ministrja Gjonaj ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e Grupit të Këshillit për Ballkanin Perëndimor (COWEB) ku pati mundësinë t’i njohë me rezultatet më të fundit të Reformës në Drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit.

Pjesë e vizitës dy ditore të Ministres Gjonaj do të jenë dhe takimet me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, z.Christian Danielsson, si dhe një bashkëbisedim me organizatat e shoqërisë civile në Bruksel, organizuar nga Qendra e Politikave Europiane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITJE E LEHTË E ÇMIMIT TË NAFTËS/ Ndikon në rënien e rezervave tregtare në SHBA
Previous article "Ku e ke GISHTIN o goce?", fansat bëjnë për një "lek" Marina Vjollcën në foton e fundit

k.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT