• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI I TIRANËS/ ABC-ja e Minishengenit Ballkanik dhe hipokrizia e “nacionalistëve” qorra të rrjetit
Home
Ekskluzive

TAKIMI I TIRANËS/ ABC-ja e Minishengenit Ballkanik dhe hipokrizia e “nacionalistëve” qorra të rrjetit

21 December, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Takimi i radhës në Tiranë mes Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, të Maqedonisë Zoran Zaev dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, u bë edhe sebepi I radhës për të gjithë opozitarët dhe “nacionalistët” qorra të rrjetit, për të rinisur një sulm të vjetër.

Këtë radhë, si pretekst u përdor mungesa e Kosovës në takim, pasi Presidenti I ftuar Hashim Thaçi e refuzoi me të drejtë atë, pas deklaratave skandaloze të Vuçiç që mohonte Masakrën e Raçakut.

Po çfarë nënkupton nisma e krijimit të Minishengenit Ballkanik, në kuadër të së cilës po zhvillohet takimi i orëve të fundit në Shqipëri?

Katër liritë Europiane

Ky projekt ka në themel të tij, ato që njihen si katër liritë fondamentale të Bashkimit Europian. Të cilat janë: Liria e lëvizjes. Liria e qarkullimit të lirë të mallrave mes vendeve tona. Liria e lëvizjes së lirë të kapitaleve dhe; Liria e lëvizjes së fuqisë punëtore brendapërbrenda 6 shteteve të Ballkanit Perendimor, në një treg prej 20 milionë njerëzish. Si nocion dhe si dimension i materializuar në jetën e përditshme, liria buron drejtpërsëdrejti nga paqeja, uniteti dhe barazia.

Prof. Klaus-Diter Boçard, një zyrtar i Bashkimit Europian ka shpjeguar “ABC”-në e katër lirive, nga ku buron edhe filozofia e funksionimit të Shengenit Ballkanik. Sipas tij, ajo ka në themel të saj, lirinë e lëvizjes përtej kufijve nacionalë të qytetarëve të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian. “Kjo do të thotë liri e lëvizjes për punëtorët, liri e krijimit, liri e ofrimit të shërbimeve, lëvizje e lirë e mallrave dhe lëvizje e lirë e kapitalit. Këto liri fundamentale u garantojnë afaristëve lirinë e vendim-marrjes, punëtorëve- lirinë për të zgjedhur vendin e punës dhe konsumatorëve- lirinë e zgjedhjes nga gama e madhe e produkteve”- shpjegon ai.

Sipas tij “liria e konkurrencës u lejon bizneseve të ofrojnë mallrat dhe shërbimet e tyre në një rreth shumë më të gjerë të konsumatorëve potencialë. Punëtorët mund të kërkojnë punë dhe të ndërrojnë vendin e punës sipas dëshirës dhe interesave të tyre, në tërë territorin e BE-së. Konsumatorët mund të zgjedhin prodhime të lira dhe të mira nga oferta e madhe e mallërave, gjë që është rrjedhojë e konkurrencës së shtuar.”

Si do funksionojë Shengeni Ballkanik

Të gjitha këto parime dhe kjo mënyrë e të realizuarit të katër lirive të të gjitha shteteve anëtare të BE, do të implementohet brendapërbrenda 6 shteteve anëtare të Shengenit Ballkanik: Shqipëri, Kosovë, Mali I Zi, Maqedoni, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë. Madje, zbatimi Brenda hapësirës ballkanike të katër parimeve universale të lirsë europiane, është edhe më i avancuar, por të kemi parasysh se “Traktati i Anëtarësimit në BE përmbante përjashtime, sidomos lidhur me lëvizjen e lirë të punëtorëve, lirinë e sigurimit të shërbimeve dhe lirinë e krijimit”.

Shtetet e Ballkanit Perendimor nuk janë të detyruara që ti aplikojnë menjëherë dhe “on block”, katër liritë në raportet e bilaterale. Që do të thotë se nëse Shqipëria dhe Kosova mund ti aplikojnë ato menjëherë dhe të gjitha njëkohësisht, kanë leje nga BE, SHBA dhe NATO që ta realizojnë këtë. Ndryshe nga sa në këto 20 vjet, që nuk mund ta realizonin dot kurrë mes nesh pavarësisht dëshirës së madhe të të dyja palëve, jashtë nismës së Minishengenit Ballkanik.

Nga ana tjetër Kosova NUK është e detyruar që ti zbatojë të katërta liritë europiane, me Serbinë por vetëm lirinë e njerëzve pa viza dhe vetëm me kartë identiteti, përshembull. Po JO lëvizjen e lirië të mallrave. E kështu me radhë, me çdo shtet tjetër të Ballkanit Perendimor. Kjo është me pak fjalë, ajo çfarë synohet të realizohet, me nismën e Minishengenit Ballkanik.

Ky projekt ka nisur herët, që pas rënies së Murit të Berlinit, kur Presidenti Bill Klinton dhe BE, projektuan dhe nxitën nisjen e ndërtimit të koridoreve 8 dhe 10 në rajonin tonë, si një mundësi për të na nxjerrë nga izolimi gjysëm shekullor i pas Luftës II Botërore, drejt një epoke të re të pas Luftës së Ftohtë, jo vetëm në Europë, por edhe në Ballkan.

Se ku fshihen tradhëtitë e Edi Ramës dhe Shqipërisë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve të Maqedonisë këtu, këtë mund ta zbulojnë vetëm hipokritët e nacionalizmit qorr të epokës së internetit.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHËM/ Çuçi: Rindërtimi do të fillojë me arsimin dhe qendrat shëndetësore
Previous article VRAU 2 TË RINJTË NË PATOS/ Momenti kur 22 vjeçari hyn duke qarë në Gjykatë dhe thotë: E bëra (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën Breaking News

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën

"NJË GUR KILOMETRIK..."/ Mbyllja e tre grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë Politikë

"NJË GUR KILOMETRIK..."/ Mbyllja e tre grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

AKSIDENT TRAGJIK NË CËRRIK/ Dy persona humbin jetën pas përplasjes “kokë më kokë” të dy automjeteve Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË CËRRIK/ Dy persona humbin jetën pas përplasjes “kokë më kokë” të dy automjeteve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT