• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ISHËM/ Çuçi: Rindërtimi do të fillojë me arsimin dhe qendrat shëndetësore
Home
Sociale

ISHËM/ Çuçi: Rindërtimi do të fillojë me arsimin dhe qendrat shëndetësore

21 December, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

“Ne do ta fillojmë rindërtimin me institucionet shkollore dhe shëndetësore”. Kështu tha drejtuesi qëndror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi gjatë një vizite në Ishëm të Durrësit, një tjetër zonë e prekur rëndë nga tërmeti i datës 26 nëntor. Bashkë me deputetin Fidel Ylli, ministri Çuçi pa afër nga shtëpitë dhe objektet e tjera të dëmtuara, mes tyre shkolla e fshatit, zyrat e njësisë administrative dhe qendra shëndetësore.

“Kjo është një nga shkollat më të dëmtuara, të cilën ekspertët e kanë nxjerrë jashtë funksionit. Do të prishet tërësisht për të ndërtuar një të re sepse kjo ka goditje në strukturë. Për nxënësit janë marrë masa me transport të siguruar të shkojnë në shkollën e Lalzit. Ndërsa për nxënësit e ciklit të ulët do të sistemohen tek ambientet e xhamisë, e cila është e sigurt. Ne do ta fillojmë rindërtimin me institucionet shkollore dhe shëndetësore”, tha ministri Çuçi.

Ndërkohë në Ishëm ka nisur aktualisht ndërtimi i zyrave të reja të njësisë administrative, në mënyrë që banorëve të mos u mungojnë shërbimet e ndryshme nga qeverisja vendore. Punimet po shkojnë drejt përfundimit për 6 zyra të reja të domosdoshme për të funksionuar ky institucion.

“Çdo gjë këtu është nën kontroll përsa i përket njohjes së problemeve dhe nevojave ku i kemi. Mbetet problem dinamik zëvendësimi i çadrave verore me çadra dimërore. Por janë duke ardhur pjesë të tjera të çadrave dimërore. Këtu shumica e banorëve kanë zgjedhur të qëndrojnë nëpër çadra pranë banesave të tyre sepse kuptohet që kanë edhe bagëtitë”, tha ministri Çuçi.

Më tej ai bëri edhe një vizitë në kabinat ku është vendosur përkohësisht qendra shëndetësore. Shërbimi nga personeli mjekësor vijon njësoj si më parë për banorët e fshatit Ishëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI/ Zaev i prekur nga situata në Durrës, zbulon një ndër vendimet “e nxehta” që do miratohet sot në Tiranë
Previous article TAKIMI I TIRANËS/ ABC-ja e Minishengenit Ballkanik dhe hipokrizia e “nacionalistëve” qorra të rrjetit

F.autor

Postime të ngjashme

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT) Aktualitet

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen Aktualitet

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT