• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI I KABINETIT/ Konfirmohet Veliaj për Tiranën. Asambleja caktohet për në 7 shtator
Home
Shqipëri

TAKIMI I KABINETIT/ Konfirmohet Veliaj për Tiranën. Asambleja caktohet për në 7 shtator

25 August, 2018 g.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Pak pas mesditës së të shtunës, ministrat dhe drejtuesit e lartë socialistë janë larguar nga ambientet e vilës qeveritare në Vlorë, ku që prej paradites së të premtes kryeministri Rama kishte mbledhur njerëzit e tij.

Të fundit që dolën ishin vetë kreu i Qeverisë, së bashku me kryeparlamentarin Ruçi dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla. Kjo treshe mësohet se ka vendosur që mbledhja e Asamblesë Kombëtare socialiste të zhvillohet të premten e 7 shtatorit. Këtu pritet që Rama të zyrtarizojë vendimin nëse do të ndryshojë ekipin qeveritar, apo do të vijojë ende me të njëjtët njerëz.

Burime nga takimi i Vlorës theksojnë se, Rama nuk ka treguar shenja që të bëjnë të mendosh se kryeministri anon nga ndryshimet, por kreu i Qeverisë ka treguar shpesh se i pëlqen surprizat e momentit të fundit. Ndryshe nga e premtja, ku mbledhja ishte e fokusuar te mbyllja e analizës së Ministrive, paraditja e së shtunës është fokusuar te çështjet zgjedhore dhe përgatitja e PS-së për garën e ardhshme elektorale.

Në këtë sens, mësohet se në takim ka qenë i pranishëm edhe bashkëkryetari socialist i Reformës Zgjedhore, Bledi Çuçi, si dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, që qershorin e ardhshëm do të kërkojë një mandat të dytë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHET KONTRATA/ Nëse roja do fliste për fëmijën e paligjshëm të Trump do gjobitej...
Previous article E BUJSHME/ PSG afër marrëveshjes me futbollistin spanjoll të Bayern Munchen

g.autor

Postime të ngjashme

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave Aktualitet

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT