• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Takimi Habilaj-Tahiri/ Prokuroria sekuestron librin e hyrje-daljeve
Home
Breaking News

Takimi Habilaj-Tahiri/ Prokuroria sekuestron librin e hyrje-daljeve

1 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News

Prokuroria e Krimeve të Rënda po përpiqet t’u japë përgjigje disa pyetjeve të rëndësishme sa i përket procesit ndaj bandës së Habilajve.

Në përgjime ata flasin për “shefin e madh”. Mediat kanë spekuluar se bëhet fjalë për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm. Provat që kërkohen, thotë një burim i besueshëm për lapsi.al, janë mbi një takim që mund të jetë zhvilluar mes ministrit të Brendshëm dhe Florian Habilajt në kulmin e operacionit “Fundi i Marrëzisë”.

Edhe në përgjime Florian e Moisi Habilaj përmendin lojërat e fatit që ishin qëllimi i këtij operacioni.

Prokuroria dyshon se takimi mund të jetë zhvilluar në zyrën e Ministrit, shkruan lapsi.al.

Për këtë arsye ajo ka sekuestruar në fundjavë librin e hyrje-daljeve pranë ministrisë së Brendshme.

Sipas rregullave, çdo person që hyn në këtë dikaster, duhet të lërë në hyrje kartën e identitetit, ndërsa emri i shënohet në regjistër.

Dhe takimi me Florian Habilajn, i njohur si “Lolo” nuk përjashtohet që të ketë ndodhur po në zyrën e Ministrit të Brendshëm.

Ish -kryeministri Sali Berisha, një prej njerëzve me më shumë informacion për zhvillimet në vend, njoftonte pak ditë më parë se takimi ka pasur në fokus pikërisht lojërat e fatit.

“Ky eshte famozi Lolo, qe sipas pergjimit te autoriteteve italiane erdhi me vrap tek i “madhi” ne Tirane gjate operacionit policesk “Fundi i Marrezise” per lojrat e fatit, te ankohej tek Saje qorri kunder Agron Xhafes, pronar tjeter i lojrave te fatit ne Vlore. Saje zgjidhi sherrin! sb”, raportonte “qyetetari dixhital” i tij.

Saimir Tahiri do të thirret sërish në Prokurorinë për Krime të Rënda. Do të japë shpjegime për disa detaje të reja që kanë dalë nga përgjimet e Habilajve, në dosjet e tjera që kanë ardhur nga Italia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Festa e Halloween, ja si janë maskuar 'yjet' e futbollit (FOTO)
Previous article Ja se si duket shtëpia 22 milion dollarëshe e Rihannës (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT