• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMET NË OKB/ Xhaçka: Shqipëria do të vazhdojë të jetë tërësisht solidare me Ukrainën
Home
Politikë

TAKIMET NË OKB/ Xhaçka: Shqipëria do të vazhdojë të jetë tërësisht solidare me Ukrainën

25 February, 2023 s.autor Politikë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe në takimin e nivelit të lartë në Këshillin e Sigurimit ku rikonfirmoi se Shqipëria është solidare me Ukrainën dhe do të vazhdojë të qëndrojë në anën e së drejtës, në anën e Ligjit, në anën e Lirisë dhe respektit.

 

“Asnjëherë më parë Shqipëria nuk ka qënë kaq aktive, e angazhuar dhe e respektuar në angazhime që shkojnë përtej perimetrit klasik të aktivitetit tonë diplomatik, në bashkëpunim e koordinim të plotë me miqtë, aleatët dhe partnerët tanë, në respekt të parimeve dhe vlerave që ndajmë bashkë me ta.”- tha Xhaçka.

Gjatë qëndrimit dyditor në New Jork, përveç pjesëmarrjes në takimet përkujtimore mbi Ukrainën, Ministrja Xhaçka u takua edhe me homologët e Italisë, Kroacisë, Estonisë, Spanjës, Hungarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës për të diskutuar mbi çështje të aktualitetit ndërkombëtar që lidhen me sigurinë evropiane, mbi nevojën për të gjetur rrugët dhe mekanizmat për të imponuar llogaridhënie, por edhe për ecurinë e procesit të negocimit për anëtaresim në Bashkimin Evropian si dhe çështje specifike dypalëshe.

“Plot një vit pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, bota vazhdon të jetë e bashkuar në dënimin kësaj lufte të padrejtë, të vuajtjeve, krimeve e mizorive të shkaktuara si dhe në thirrjen e njëzëshme drejtuar Rusisë për  t’i dhënë menjëherë fund kesaj marrëzie.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së konfimoi me një shumicë dërrmuese prej 141 votash një rezolutë – të bashkësponsorizuar edhe nga Shqipëria, për paqe të drejtë, bazuar në Ligjin ndërkombetar dhe në Kartën e Kombeve të Bashkuara.

Në Këshillin e Sigurimit, Rusia u gjend edhe një herë e vetme në padrejtësinë qe ka shkaktuar dhe në izolimin e vetimponuar.  Në emër të Shqipërisë konfirmova edhe një herë se vendi ynë do të vazhdojë të jetë tërësisht solidar me Ukrainën, do të vazhdojë të qëndrojë në anën e së drejtës, në anën e Ligjit, në anën e Lirisë dhe respektit.

Gjatë qëndrimit dyditor në Nju Jork, përveç pjesëmarrjes në takimet përkujtimore mbi Ukrainën, pata kënaqësinë të takoj homologët e Italisë, Kroacisë, Estonisë, Spanjës, Hungarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës për të diskutuar mbi çështje të aktualitetit ndërkombëtar që lidhen me sigurinë evropiane, mbi nevojën për të gjetur rrugët dhe mekanizmat për të imponuar llogaridhënie, por edhe për ecurinë e procesit të negocimit për anëtaresim në Bashkimin Evropian si dhe çështje specifike dypalëshe.

Asnjëherë më parë Shqipëria nuk ka qënë kaq aktive, e angazhuar dhe e respektuar në angazhime që shkojnë përtej perimetrit klasik të aktivitetit tonë diplomatik, në bashkëpunim e koordinim të plotë me miqtë, aleatët dhe partnerët tanë, në respekt të parimeve dhe vlerave që ndajmë bashkë me ta.”- tha Xhaçka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FSHIHEJ NË MILANO/ Arrestohet 22-vjeçari nga Pogradeci i akuzuar për trafik droge
Previous article PLAGOSJA NË VLORË/ Pas autorit arrestohet edhe një 50-vjeçar, Policia: Nuk kallëzoi krimin

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge... Politikë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge...

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT