Monika Kryemadhi thotë se Shqipërisë i ka rënë një sëmundje më e keqe se murtaja dhe kolera.
Kryetarja e LSI-së akuzon klasën politike se këto 27 vjet nuk ka menduar për qytetarët e saj.
Ajo nuk përjashton as veten ku thotë se tashmë ka reflektuar dhe se më mirë vonë sesa kurrë.
“Ashtu si dikur në mesjetë binte murtaja apo kolera, sot në Shqipëri ka rënë një sëmundje shumë e madhe dhe e rrezimshme.
Mungesa e besimit dhe e shpresës. Që për ne do të thotë shkrirje dhe reduktim total.
Nëse ne nuk do të kemi të rinj dhe të reja që duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri nuk mund të ketë një shtet që ndërton institucione të forta.
Nëse ne do të kemi të rinj e të reja që duan të ikin një orë e më parë për të mos e kthyer më kokën prapa nuk do të kemi më mësues, inxhinierë, mjekë, lidera që të drejtojnë këtë vend në rrugën e duhur, sepse, për hir të së vërtetës, në këto 27 vite klasa politike ka punuar mbrapsht.
Ku pjesë e saj jemi dhe ne politikanët e vjetër të politikës shqiptare sepse duhej ta kishim ngritur zërin shumë kohë më përpara.
Por më mirë vonë sesa kurrë..” ,tha Monika Kryemadhi.


