• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMET E RAMËS ME KRERËT E LARTË NË EGJIPT/ Mediat e huaja zbardhin detaje
Home
Politikë

TAKIMET E RAMËS ME KRERËT E LARTË NË EGJIPT/ Mediat e huaja zbardhin detaje

24 October, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Prej dy ditësh kryeministri Edi Rama ndodhet në Egjipt, ku është takuar me krerët më të lartë të shtetit, mes tyre edhe me Presidentin Abdul-Fattah Sisi, për të cilin kryeministri nuk i kurseu falenderimet edhe publikisht gjatë konferencës për mediat.

Sot media Egypt Indipendent ka zbardhur detaje nga vizita e Ramës dhe takimi me Presidentin egjiptian. Gjatë takimit zhvilluar në Pallatin Presidencial u prekën tema të tilla si bashkëpunimi ekonomik, rritja e shkëmbimit tregtar dhe rritja e investimeve reciproke në sektorë të ndryshëm. Sisi diskutoi rëndësinë e konsultimeve të rregullta politike me Shqipërinë gjatë mandatit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Zëdhënësi i presidencës egjiptiane Bassam Rady tha se Presidenti Sisi i uroi mirëseardhjen kryeministrit shqiptar dhe shprehu krenarinë e vendit të tij për miqësinë dhe lidhjet historike mes dy kombeve. Egjipti kërkon të zgjerojë bashkëpunimin e tij me Shqipërinë në fusha të ndryshme, tha ai. Rady shtoi se Sisi e përgëzoi Shqipërinë për marrjen e një vendi jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga viti 2022 deri në vitin 2023 dhe vlerësoi se si të dyja vendet janë të harmonizuara në vizionet e tyre për shumicën e çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe koordinimin pozitiv në forume të ndryshme ndërkombëtare. Sisi diskutoi rëndësinë e konsultimeve të rregullta politike me Shqipërinë gjatë mandatit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, shkruan më tej kjo medie.

Rama ka nënvizuar dëshirën e tij për të avancuar bashkëpunimin dypalësh me Egjiptin.

“Kryeministri shqiptar shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për Presidentin Sisi, duke theksuar forcën e lidhjeve historike midis dy vendeve mike. Ai shprehu aspiratën e vendit të tij për të avancuar bashkëpunimin dypalësh me Egjiptin në të gjitha fushat, veçanërisht në dritën e përpjekjeve të palodhura të Egjiptit për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, si dhe rolin kryesor që Egjipti luan në nivelin rajonal në Lindjen e Mesme dhe Detin Mesdhe. Kryeministri shqiptar tha se ishte i etur për të ndjekur zhvillimin e paprecedentë që Egjipti po përjeton nën udhëheqjen e Presidentit Sisi, në vitet e fundit, dhe interesin e vendit të tij për të përfituar nga përvojat frymëzuese egjiptiane në këtë kontekst për t’i zbatuar ato në Shqipëri”,  shkruan media “Egypt Indipendent”.

Kreu i qeverisë shqiptare është pritur me ceremoni shtetërore nga autoritetet në Egjipt nga homologu i tij, Moustafa Madbouly. Pas pritjes zyrtare në aeroport, dy kryeministrat janë drejtuar drejt godinës qeveritare, ku nënshkruan edhe 3 marrëveshje në lidhje me bashkëpunimin kulturor mes Egjiptit dhe Shqipërisë. Tirana dhe Kajro do të lidhen në mënyrë direkte me një linjë të posaçme ajrore. Ishte ky angazhimi u mor nga kryeministri gjatë vizitës së tij zyrtare. Ai tha se kjo linjë do jetë një mundësi jo vetëm për të afruar më shumë dy vendet, por edhe për të zhvilluar turizmin. E për të çuar më tej këtë angazhim, kryeministri egjiptian dha lajmin se muajin e ardhshëm Tirana do të mirëpresë mbledhjen e parë të komitetit për bashkëpunim teknik shkencor dhe kulturor mes Shqipërisë dhe Egjiptit. /Abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 7 TË ARRESTUAR/ Makina inteligjente kthehet në "tmerr", gjobiten 1012 drejtues mjetesh
Previous article SUPER SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Shehi: Derbi është i rëndësishëm, njëlloj sikur luhet java e parë e kampionatit

F.autor

Postime të ngjashme

PAS GJASHTË JAVËSH PUSHIME/ Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen Politikë

PAS GJASHTË JAVËSH PUSHIME/ Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen

SITUATË KRITIKE NË RADOSTINË/ Flakët po i afrohen shtëpive, nis evakuimi i banorëve dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË RADOSTINË/ Flakët po i afrohen shtëpive, nis evakuimi i banorëve dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri

ZJARR I FRIKSHËM NË QAFËN E KOSHOVICËS/ Retë e tymit toksik bllokojnë qarkullimin në aksin Fier-Levan! Një çift të moshuarish rrezikon jetën Aktualitet

ZJARR I FRIKSHËM NË QAFËN E KOSHOVICËS/ Retë e tymit toksik bllokojnë qarkullimin në aksin Fier-Levan! Një çift të moshuarish rrezikon jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT