• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIME NË LJUBLJANË/ Mazi: Sllovenia mbështet mbajtjen e KNQ-së së parë brenda 2020
Home
Politikë

TAKIME NË LJUBLJANË/ Mazi: Sllovenia mbështet mbajtjen e KNQ-së së parë brenda 2020

15 October, 2020 F.autor Politikë

Kryenegociator i Shqipërisë për negociatat e anëtarësimit me BE-në, Zef Mazi, zhvilloi një vizitë të frytshme pune në Slloveni.

Lajmi konfirmohet zyrtarisht teksa mësohet se: “:Gjatë qëndrimit në Ljubjanë, Kryenegociatori Mazi kreu disa takime pune në Ministrinë e Punëve të Jashtme me Sekretarin e Shtetit, z. Gašper Dovžan, dhe ish-Kryenegociatorin slloven, z. Andrej Engelman. Kryenegociatori Mazi zhvilloi edhe një seancë dëgjese me një delegacion të përbashkët të Komitetit për Politikën e Jashtme dhe Komitetin e Ceshtjeve te BE-së të Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, kryesuar nga kryetarët e tyre, znj. Monika Gregorčič dhe z. Marko Pogačnik”. Gjatë qëndrimit në Ljubljanë njoftohet se me Sekretarin e Shtetit Dovžan u shkëmbyen mendime për ecurinë e Shqipërisë në rrugën e BE-së.

“Kryenegociatori Mazi ndau me të progresin e bërë nga Shqipëria për plotësimin e prioriteteve përpara Konferencës së Parë Ndërqeveritare, si edhe stadin e përgatitjeve së brendshmi të administratës shqiptare për nisjen e zhvillimit të negociatave të anëtarësimit me BE.

Bashkëbiseduesit sllovene njohën dhe mirëpritën zhvillimet shumë pozitive në përmbushjen e prioriteteve përpara KNQ së parë nga Shqipëria dhe konfirmuan mbështetjen sllovene, për bërjen të mundur të mbajtjes së KNQ-së së parë me Shqipërinë brenda 2020-ës.

Me palën sllovene u ra dakord të intensifikohen përpjekjet për rritjen e mbështetjes së tyre në kuadër të përgatitjes së administratës shqiptare për negociatat, përfshirë identifikimin e disa fushave specifike të bashkëpunimit brenda kapitujve” – thuhet në njoftim.

Në takimin me deputetët e të gjithë spektrit politik të përfaqësuar në Asamblënë Kombëtare të Sllovenisë u shpreh mbështetja e tyre unanime për ecurinë e Shqipërisë në rrugën evropiane, miratimi me konsensus i kuadrit negociues për Shqipërinë dhe mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare menjëherë pas saj. Në funksion të rritjes së bashkëpunimit ndërparlamentar dhe të rolit të parlamenteve kombëtare në diskutimet ndërqeveritare, Kryenegociatori Mazi u bëri një ftesë të hapur për të vizituar Shqipërinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OBSH: Zhvillimi i situatës në Europë nga COVID-19 shumë shqetësues
Previous article PUNËSIMI/ Qeveria do të subvencionojë pagat dhe një pjesë të sigurimeve shoqërore edhe në bizneset e vogla

F.autor

Postime të ngjashme

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni Politikë

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi Politikë

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër… Breaking News

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT