• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Takim sekret dhe masa të rrepta sigurie Kotzias-Dimitrov. Diskutime në kuadër të…
Home
Rajon

Takim sekret dhe masa të rrepta sigurie Kotzias-Dimitrov. Diskutime në kuadër të…

11 January, 2018 Ina.Autor Rajon

Në Selanik është zhvilluar nën një fshehtësi ekstreme dhe masa të rrepta sigurie, takimi urgjent i shumëpërfolur 24 orët e fundit midis kreut të diplomacisë greke, Nikos Kotzias, dhe homologut të tij maqedonas, Nikola Dimitrov.

Nuk dihet nëse në mënyrë simbolike është zgjedhur pikërisht hoteli “Makedonia Palace” i Selanikut, midis diplomatëve të të dy vendeve që ndodhen në kulmin e negociatave për emrin e fqinjit verior të Greqisë.

Takimi është mbajtur në kuadër të dialogut të rregullt dhe konsultimeve midis dy vendeve, për të rritur transparencën dhe besimin reciprok në marrëdhëniet dypalëshe.

Ministrat kanë shprehur dëshirën e tyre të përbashkët që të presin takimin e 17 janarit në Nju Jork, midis negociatorit të OKB-së, Matthew Nimetz, dhe përfaqësuesve të Greqisë dhe Maqedonisë, që do të paraqesin një kuadër fillestar brenda të cilit do të promovohet procesi për gjetjen e një emri të pranueshëm nga të dyja palët.

Ata ranë dakord gjithashtu të ndërmarrin një rol më aktiv në diskutimet për të kapërcyer mosmarrëveshjet për çështjen e emrit që ndajnë dy vendet për më shumë se 27 vite.

Ndërkohë, kreu i partisë së koalicionit qeveritar, njëkohësisht ministër i Mbrojtjes, Panos Kamenos është shprehur përsëri hapur se nuk do të jetë kurrë dakord që termi “Maqedonia” të jetë pjesë e emrit të fqinjit verior të Greqisë, duke propozuar edhe emrin e ri, Vardarska.

Orët e fundit, qarqe të Ministrisë së Jashtme në Athinë i janë përgjigjur edhe ndërhyrjes së Kishës Greke në çështjen e emrit, duke theksuar se me këtë veprim lihet përshtypja sikur Sinodi i Shenjtë kërkon të jetësohet me konceptet neonaziste të Agimit të Artë.

Ndërsa me tone më të ulëta, kryeministri grek Alexis Tsipras i është përgjigjur kryepeshkopit grek Ieronimos se, përgjegjëse për zgjidhjen e çështjes së emrit të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë është vetëm qeveria.(TCH)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fire and Fury (Zjarr dhe Tërbim): Libri i botuar para një dekade!?
Previous article Habit aktori! Falenderon gruan dhe të dashurën pa asnjë problem se çfarë e pret pas ...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete Rajon

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret Rajon

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT