• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIM ME TË RINJTË PËR PEOGRAMET E NXITJES SË PUNËSIMIT/ Rama: 2200 djem e vajza përfitojnë nga garancia rinore e qeverisë
Home
Politikë

TAKIM ME TË RINJTË PËR PEOGRAMET E NXITJES SË PUNËSIMIT/ Rama: 2200 djem e vajza përfitojnë nga garancia rinore e qeverisë

12 December, 2025 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama në një takim me të rinj të punësuar nga programet e nxitjes së punësimit, ndërsa ka ndarë disa të dhëna për Shqipërisë sot dhe përparimin e madh që ka bërë me mbështetjen e dhënë për të rinjtë. 

Rama flet me shifra për të rinjtë e punësuar nëpërmjet shërbimeve të punësimit të ngritura nga qeveria. 

“Do doja të ndaja disa info që janë të rëndësishme dhe për ato që na ndjekin, për të krijuar një ide se ku qëndrojmë ne si qeveri dhe se çfarë ka sot në këtë vend për shërbimet e punësimit. Dua ta filloj me një fakt që nuk është i njohur. Shqipëria, sipas OECD, burim shumë serioz të dhënash dhe vëzhgimesh, është vendi që zë vendin e parë në rajon për shërbimet e punësimit dhe kjo është pozitive sepse flet qartë që puna që kemi bërë këto vite për të ndërtuar një skemë shërbimesh punësimi, na ka dhënë një rezultat inkurajues.

Janë 7 programe që funksionojnë sot për nxitjen e punësimit, që mbulojnë të gjitha kategoritë dhe që shkojnë nga praktikat profesionale te formimi në vendin e punës, nga vetëpunësimi te riintegrimi social. Një tjetër e dhënë që është mirë ta dinë të rinjtë, që është krejt normale që janë mosbesues e indiferentë, është që në vetëm 5 vitet e fundit 42 mijë të rinj janë punësuar përmes zyrave tona të punës dhe përmes këtyre shërbimeve. Në këtë shifër, 7500 janë individë që kanë përfituar nga programet dhe sot janë në punë. 

Përmbi këtë strukturë që kemi ndërtuar, kemi dhe garancinë rinore, që është një model i suksesshëm europian që po zbatohet edhe këtu dhe janë 2200 djem dhe vajza që po përfitojnë nga garancia rinore, objektivi i të cilit është që 60 mijë vajza dhe djem të mbështeten brenda viteve të këtij mandati qeverisës. Përpara se të vija këtu, pashë me kuriozitet një video të një banke të re digjitale të sapomiratuar nga BSH dhe ishte vërtet mbresëlënëse që ato zyra në shumë pak ditë janë mbushur me vajza dhe djem të rinj. Më treguan edhe numrin e aplikimeve dhe ishte mbresëlënës. Këtë vit kemi arritur nivelin më të lartë të regjistrimit në arsimin profesional. Jemi larg nga ku duam të arrijmë”, tha Rama. 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJA E KLODIAN BRAHOS NË KRYE TË SPAK/ Berisha: U zbatua Kushtetuta! Urimi i kryeministrit, “kërkoi mëshirë
Previous article AKUZAT/ GJKKO dërgon për gjykim dosjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të Laert Haxhiut

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT