• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIM ME STRUKTURAT E PS NË SHKODËR/ Rama: Duhet të jemi gjithëpërfshirës, vendi ka humbur kohë me ndasitë
Home
Politikë

TAKIM ME STRUKTURAT E PS NË SHKODËR/ Rama: Duhet të jemi gjithëpërfshirës, vendi ka humbur kohë me ndasitë

10 March, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Gjithëpërfshirje” ishte porosia e kryeministrit Edi Rama për strukturat e PS-së në Shkodër. Kreu i qeverisë zhvilloi një takim me organizatat vendore të Partisë Socialiste, ku tha se, sipas tij, Shqipëria ka humbur shumë kohë me ndasitë politike. Kryeministri theksoi se duhen kaluar kufijtë patriakë, teksa e konsideroi Shkodrën si laboratorin e një shembulli të tillë.

“Pas 24 orësh në Shkodër, më vjen mirë që përjetimi është pozitiv dhe ndjesia e vlerës së votës është e prekshme. Shkodra është një potencial i jashtëzakonshëm për zhvillimin kombëtar. Shkodra ishte pengu  një krenarie të humbur që përkthehej në një mllef vetëasgjësues refuzimi për të tentuar ndryshimin, duke u kapur pas të shkuarës. Sot Shkodra po bëhet hapësira e një krenarie të fituar që ushqehet nga ndjenja  e të qenit në qendër të vëmendjes, e të shikuarit të ndryshimit të mundshëm.

Shkodra sot është një laborator i të shkuarit përtej kufijve partiakë dhe i të kuptuarit të interesave të përbashkëta që mund të mbrohen më mirë duke i kapërcyer kufijtë partiakë. Shqipëria ka humbur shumë kohë me ndasi që nuk i kanë shërbyer as politikës, por vetëm atyre që kanë dashur të kenë sa më shumë njerëz të verbër nga mbrapa për pushtetin e tyre. Shkodra është viktima më kuptimplotë e djallëzisë së kësaj ndasie. Për shumë vite qëndroi e ndarë nga zhvillimi. PS e Shkodrës duhet t’i vihet në funksion këtij procesi duke ndryshuar dhe jo duke qëndruar si një mish i huaj në raport me këtë mekanizëm vital që po ndërtohet”, tha Rama.

Ndalur te investimet që pritet të bëhen në Shkodër, Rama tha se ndryshimi do të jetë i dukshëm, duke shtuar se qyteti do të bëhet “lokomotiva tërheqëse e të gjithë veriut”. Megjithatë, kryeministri theksoi se do të duhet kohë dhe “shumë durim” deri në finalizimin e këtyre projekteve.
Shkodra do të bëhet modeli, por edhe lokomotiva që do të tërheqë gjithë veriun me vete. Lere ça thonë ca që veriun e kemi lënë pas dore. Ne kemi bërë shumë investime në veri duke parë se ku duam ta shohim veriun pas disa vitesh. Arin më të pastër dhe më të vyer të turizmit, Shqipëria e ka në mal. Sot mund të duket një trill elektoral rruga e Dukagjinit. Sot është një aks i kushtueshëm për buxhetin, por është rruga drejt një hapësirë magjepse që do të jetë një nga pikat e zhvillimit. Do bëjmë të mundur që ndryshimi të jetë i vazhdueshëm, të preki sa më shumë elementë të të gjithë fushave të jetës së përditshme të komunitetit dhe duhet të bëjmë PS-në e Shkodrës si bashkinë e Shkodrës”, përfundoi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHKODRA SHIHEJ SI PRONË..."/ Rama: Është viktima më kuptimplotë e djallëzisë së kësaj ndasie
Previous article SULMUAN DY ANTARË TË GRUPIT TË LGBT/ 21 të arrestuar në Selanik, mes tyre 13 shqiptarë (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT