• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TAKIM ME PUNONJËSIT SOCIALË/ Veliaj: Paketa e Rezistencës mbron pjesën më vulnerabël të shoqërisë, ata që protestojnë…
Home
Sociale

TAKIM ME PUNONJËSIT SOCIALË/ Veliaj: Paketa e Rezistencës mbron pjesën më vulnerabël të shoqërisë, ata që protestojnë…

16 March, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Në Ditën Botërore të Punës Sociale, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi masat e marra nga qeveria me Paketën e Rezistencës Sociale, që ndihmon pjesën më vulnerabël të shoqërisë, por ai shtoi se kjo duhet plotësuar edhe me ndihmën në terren nga vetë punonjësit socialë.

Në takimin me një grup punonjësish socialë, ai i cilësoi ata heronjtë pa pelerina të Tiranës, që ndihmojnë këdo që ka nevojë në ditë të vështira.

Sot jemi në një situatë kur po impaktohemi nga lëvizja e bursës. Varemi shumë nga tregjet botërore dhe na duhet t’a shpjegojmë se shumë prej çështjeve që ne do të donim t’i zgjidhnim, nuk janë në dorën tonë. Mungesa e furnizimit nga një treg, impakton gjithë tregun dhe çmimi rritet sepse nuk ka aq shumë ofertë sa të përballojë kërkesën. Çfarë do të bëjmë? Do të mbrojmë pjesën më vulnerabël të shoqërisë. Unë e di se ka pasur njerëz që shkuan tek koncerti i Malumës dhe paguan 1000 euro për një fotografi me të. Por jetojmë në kapitalizëm, ka njerëz që i bëjnë gjëra të tilla. Une e di që ka edhe njerëz në protestë, të cilët i njoh personalisht, që kanë një flotë me makina, por politikisht u intereson të shkojnë aty. Por, jetojmë në një vend të lirë, ku ti mund t’i bashkohesh çfarëdo kauze e qëllimi. Ama pyetja është: Çfarë do të bëjmë me problemet reale? Së pari, janë masat e qeverisë. Nëse ne llogarisim që sot ushqimet e shportës mujore janë rritur me 25 mijë lekë, atëherë pagesa shtesë prej 30 mijë lekësh, për ushqimet e shportës, për ata që kanë pagat e ulëta, pensionet e ulëta, që janë me ndihmë ekonomike ose që trajtohen në qendrat tona sociale, është një kompensim që duhet bërë”, tha Veliaj.

Ai shtoi se kushdo që ka mundësi, duhet të japë një dorë në këtë situatë të vështirë.

“Për dikë që është bankier, apo që punon në kompani sigurimesh, jo vetëm që s’ka nevojë për këtë kompensim, por do ishte mirë që edhe ata të japin një kontribut. Përveç punës që bën qeveria me indeksimin e pensioneve apo kompensimin me 30 mijë lekë për ushqimet e shportës, ndihma duhet të shkojë edhe në rrafshin tjetër, që lidhet me ndërveprimin njerëzor, për të ndihmuar një gjysh apo një gjyshe të vetmuar. Pra, është e nevojshme që ta bëjmë edhe trajtimin financiar, dhe më vjen mirë që sot kemi një bord për kontrollin e çmimit të naftës, kemi një paketë financiare që indekson pensionet, kemi një bonus për ata me ndihmë ekonomike, por nëse e lëmë me kaq, është punë e lënë përgjysmë. Duhet të japim edhe ndihmën tjetër, që ka lidhje edhe me shëndetin mendor, ndihmën psikologjike e sociale”, nënvizoi kryebashkiaku Veliaj.

Ai komentoi edhe protestat e ditëve të fundit, kur tha se ata që i shfrytëzojnë këto protesta, së pari duhet të shërbejnë për dikë në nevojë, siç bëjnë çdo ditë punonjësit socialë.

“Jetojmë në një vend shumë të politizuar. E kemi marrë politikën si sport, si ata fanatikët e ultrasit, dhe jemi gati të theremi për logot e partive. Por, duhet të ulemi pak me këmbë në tokë. Atyre që duan të shfrytëzojnë protestat ju them: Do kisha shumë dëshirë t’ju shikoja njëherë në një qendër sociale, duke shërbyer një pjatë supë, për të thënë që ‘Po, do protestoj e do ta kap qeverinë e bashkinë prej fyti, por gjithashtu do të gjej një orë kohë të shërbej një pjatë supë, të bëj diçka konkrete’. Megjithatë, unë e di se disa janë thirrur që të shërbejnë, të jemi ilaç për një shoqëri të polarizuar”, tha Veliaj.

Ndërkaq, ai u shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë kontributin e jashtëzakonshëm të gjithë punonjësve socialë që punojnë në Tiranë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTIMI I ELSA LILËS/ Si nisën hetimet, policia zbulon bodrumin dhe magazinën ku ruhej droga
Previous article LUFTA/ Zelenksy flet në Kongresin e SHBA: Qielli i Ukrainës, burim vdekjeje për mijëra njerëz

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT