• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIM ME PENSIONISTËT/ Veliaj: Ne bëjmë histori jo histeri, rrisim ndjeshëm pensionet dhe lehtësojmë jetesën e prindërve tanë
Home
Politikë

TAKIM ME PENSIONISTËT/ Veliaj: Ne bëjmë histori jo histeri, rrisim ndjeshëm pensionet dhe lehtësojmë jetesën e prindërve tanë

24 October, 2024 s.autor Politikë

Drejtuesit Politikë të PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu, nisën sot nga Njësia 7, një tur takimesh dhe bashkëbisedimi me të gjithë pensionistët e njësive të kryeqytetit, për t’i hapur udhë Planit të Ri për Pensionet. Në takim mori pjesë edhe deputetja e zonës, Etilda Gjonaj. Kryebashkiaku Veliaj tha se ky tur do të jetë një fushatë informimi për pensionistët, por edhe një mënyrë për të marrë mendime për të përmirësuar skemën e re të pensioneve.

“Në vitin 2013 nuk e kishim luksin ta bënim këtë bisedë. Skema e pensioneve ishte në faliment, i ngjante pusetave të Tiranës, se në 2013 as Tirana s’kishte puseta. Sot nuk diskutohen pusetat, por se si Bashkia e Tiranës gjithashtu do të kontribuojë me abonenë e transportit publik falas për çdo pensionist nga 1 janari 2025. Ndaj, ky është momenti për të bërë një bisedë, për të marrë edhe disa mendime, dhe për të përfunduar me një fushatë për të informuar njerëzit, që të bëjmë histori dhe jo histeri, për të pasur pensione shumë më të larta se ato që kemi sot, plus bonusin e bashkisë për transportin falas, plus bonusin e qeverisë për fundvitin, plus një rritje të qenësishme për pensionet. Të gjithë bashkë jemi një skuadër, nuk jemi veç e veç, dhe si skuadër kemi mundësinë të bëjmë histori. Në këtë 80 vjetor të çlirimit, kjo është mënyra më e mirë për ta përfunduar këtë vit me një super reformë, që ta fillojmë vitin tjetër mbarë me bonusin e fundvitit, me abonenë e transportit falas dhe me një rritje të ndjeshme të pensioneve”, tha Veliaj.

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës tha se propozimi është për një rritje masive, të ndjeshme të pensioneve duke filluar nga viti tjetër. Ai e cilësoi këtë një lajm të jashtëzakonshëm.
“Ne themi çfarë do të bëjmë më shumë, jo çfarë do të bëjmë më pak. Indeksimi është një detyrim ligjor i fundvitit, duke pasur parasysh inflacionin e atij viti, kurse propozimi i qeverisë është për një rritje massive, të ndjeshme në xhep, në shportë, në pagesë, të pensioneve, nga viti tjetër e tutje. Ky është një lajm i jashtëzakonshëm sepse sot e kemi mundësinë ta bëjmë këtë bisedë. Më herët nuk e kishim këtë mundësi sepse u përballëm me tërmetin dhe pandeminë. Pra, ideja është që në muajt tetor, nëntor, dhjetor të marrim të gjitha propozimet, pastaj me buxhetin e rritur të shtetit, – bashkia do të bëjë pjesën e saj me abonenë e pensionistit nga 1 janari e tutje, – të ofrojmë një paketë ku vërtet të ndihet një rritje e ndjeshme e pensionit”, përfundoi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBI 3.5 MILIONË EURO DËM SHTETIT/ Afera me “Rindërtimin” në Rrogozhinë, SPAK: Të përfshirë edhe zyrtarë të lartë
Previous article ZGJEDHJET 2025/ KQZ miratoi rregullat për regjistrimin e votuesve jashtë Shqipërisë: Ja si do votojë diaspora

s.autor

Postime të ngjashme

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje... Politikë

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje...

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT