• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIM ME LAJÇAK DHE O’BRIEN NË NEW YORK/ Kurti: Kosova është e përkushtuar për normalizimin e raporteve me Serbinë
Home
Rajon

TAKIM ME LAJÇAK DHE O’BRIEN NË NEW YORK/ Kurti: Kosova është e përkushtuar për normalizimin e raporteve me Serbinë

27 September, 2024 s.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York, Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James O’Brien, e të cilit iu bashkua edhe emisari i Bashkimit Evropian për Dialog, Miroslav Lajçak.

Zyra e Kurtit njoftoi se kryeministri i ka thënë ndihmëssekretarit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit Amerikan të Shtetit O’Brien, dhe emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Lajçak, se Kosova është e përkushtuar në procesin e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, sipas parimeve të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.“Diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në vend, krahas atyre në lidhje me procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkëpunimit rajonal në prag të samitit të radhës të Procesit të Berlinit, që do të shënojë gjithashtu 10-vjetorin jubilar të këtij procesi të rëndësishëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Kurti ndër të tjera theksoi së Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar maksimalisht edhe në vazhdimësi në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët e saj pa dallim dhe për krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë në të cilin respektohen të drejtat e qytetarëve dhe ligjit i Republikës.

“Kryeministri Kurti gjithashtu nënvizoi përkushtimin e tij për bashkëpunim rajonal mbi parimet e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së barabartë në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ritheksoi përkushtimin dhe angazhimin konstruktiv në procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sipas parimeve të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksin e saj, që duhet të zbatohet e plotë”, bëhet e ditur në njoftimin zyrtar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SAPO DOLI NGA SELIA/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës
Previous article PRITET VETËDORËZIMI I SALIANJIT/ Avokati i deputetit mbërrin në Policinë e Tiranës

s.autor

Postime të ngjashme

E ZHYTUR NË KRIZË INSTITUCIONALE/ Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja Rajon

E ZHYTUR NË KRIZË INSTITUCIONALE/ Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm Breaking News

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

ÇFARË NDODHI? Kryeministri grek Mitsotakis përfshihet në aksident, rëzohet nga biçikleta dhe përfundon në spital Rajon

ÇFARË NDODHI? Kryeministri grek Mitsotakis përfshihet në aksident, rëzohet nga biçikleta dhe përfundon në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT