• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIM ME BANORËT NË MANËZ/ Rama: Secili ka detyrat e veta në këtë botë…
Home
Politikë

TAKIM ME BANORËT NË MANËZ/ Rama: Secili ka detyrat e veta në këtë botë…

7 December, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot banorët e sistemuar në Manëz, ku janë vendosur edhe 15 njësitë e parë të lëvizshme për banim.

I shoqëruar nga zv.ministrja e Mjedisit, Ornela Çuçi, kryeministri Rama pa nga afër gjendjen e banorëve të sistemuar në Manëz, ku përveç strehimit sigurohet edhe asistencë psikologjike dhe aktivitete të ndryshme sociale për fëmijët.

Çuçi informoi se në Manëz janë montuar 15 njësitë e para të lëvizshme të banimit, ku janë akomoduar deri tani 81 persona, ose afërsisht 27 familje, që ishin më parë në çadra.

Njësitë e banimit, sipas Çuçit, janë të kompletuara me kanalizime të ujërave të zeza, të ujërave të bardha, me elektricitet dhe kondicionerë në çdo shtëpi.

Ndërkohë sipas saj, pritet edhe montimi i 10 njësive të tjera lëvizëse të banimit pranë qendrës shëndetësore.

Çuçi informoi po ashtu se janë shpërndarë mbi 40 çadra dimërore për familjet në zonat e largëta rurale. Sipas saj, çadrat kanë ardhur nga Izraeli.

Kryeministri pa nga afër kushtet e banimit në këto njësi të lëvizshme, ku janë akomoduar familje me foshnja të vogla e fëmijë, si dhe me të moshuar.

Në bashkëbisedim me një të moshuar, Rama tha se “secili ka detyrat e veta në këtë botë, ca të shkatërrojnë ca të ndërtojnë, ca të prishin ca të rregullojnë, ca t’ia fusin kot, ca ta bëjnë tamam, por siç thotë ajo shprehja ‘bylmezi e gjen vetë rrugën e humbjes”.

Kryeministri vizitoi po ashtu edhe ambientet e shkollës së Manzës, e cila është kthyer në një qendër për fëmijët, që përveç aktiviteteve marrin edhe 3 vaktet e ushqimit.

Përveç stafit arsimor, aty janë angazhuar edhe dhjetra vullnetarë nga “Save the Children”, UNICEF etj për të bërë të mundur tejkalimin e kësaj situate.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Mbreti Zog nga Kajro: Jam autoriteti i vetëm legjitim shqiptar
Previous article "KATAR 2022"/ Merret vendimi, FIFA ndryshon stadiumin e finales së Botërorit (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara Politikë

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja Politikë

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët Aktualitet

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT