• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIM ME BANORËT E BABJES NË LIBRAZHD/ Balla: Ne do të vazhdojmë investimet…
Home
Zgjedhjet 2021

TAKIM ME BANORËT E BABJES NË LIBRAZHD/ Balla: Ne do të vazhdojmë investimet…

17 April, 2021 s.autor Politikë, Zgjedhjet 2021

Në vijim të fushatës elektorale, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit Taulant Balla ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me banorët e fshatit Babje në Librazhd. Në bashkëbisedim me banorët, Balla tha se vendi është kthyer në një kantier ndërtimi për shkak të investimeve të shumta që po bën PS në këtë zonë dhe jo vetëm.

Numri dy i PS shtoi më tej se vetëm falë punës së qeverisë Rama dhe PS, në Librazhd është investuar më shumë se asnjëherë tjetër.

“Ku ishim në 2013? Kishim një shkollë pa çati në Babje dhe e rindërtuam. Filluam punën për transformimin e këtij fshati. Qëllimi im është që të bëjmë një lidhje sa më të shkurtër edhe me fshatin Polis. Zhvillimi i infrastrukturës po na jep sot mundësinë që ne të shkojmë drejt një drejtimi që nuk e kemi pas. Mikpritjen siç e ka Librazhdi nuk e ka asnjë vend tjetër në Shqipëri. Ne do të vazhdojmë investimet dhe në problematikat e furnizimit me ujë të pijshëm”, tha Balla.

Teksa u ndal tek ndihma ekonomike, Balla theksoi se krahasuar me vitin 2013, sot ky fond është rritur me 7 herë më shumë. Sa i përket investimeve në shëndetësi dhe procesit të vaksinimit, Balla ndërsa u ndal tek kjo e fundit, u bëri thirrje banorëve mbi 60 vjeç të vaksinohen.

“Na duhet që prej 1 qershorit të hapim Shqipërinë, kufijtë plotësisht. Çfarë kemi arritur të bëjmë deri më tani në Librazhd është vetëm fillimi i një pune që do të zgjasë në çdo cep”, tha Balla.

Në fund, kreu i Grupit Parlamentar të PS kërkoi mbështetjen e banorëve që të votojnë PS në zgjedhjet e 25 prillit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article " NJË VAJZË ME FIZIK TË BUKUR..."/ Osman Mula tregon si e zbuloi Ledina Çelon: Ishte nxënëse...
Previous article VIJON VAKSINIMI MASIV/ Dalin SHIFRAT, ja sa qytetar e kanë marrë dozën e parë të vaksinës brenda 24 orëve

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar” Politikë

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar”

“PËRTEJ OQEANIT”/ Berisha mbërrin në SHBA, kreu i PD publikon pamjet nga pritja në aeroport Breaking News

“PËRTEJ OQEANIT”/ Berisha mbërrin në SHBA, kreu i PD publikon pamjet nga pritja në aeroport

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT