PD dhe LSI u ulën ditën e djeshme , në një tryezë të përbashkët me krerët e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore. Ata e tradhëtuan elektoratin e tyre në disa pika siç janë:
1. Nuk ulemi në dialog me Damian Gjiknurin
2. JO, tryezës me Rudina Hajdarin
3. Ta kryesojnë ndërkombëtarët reformën zgjedhore
I ftuar në një emision televiziv analisti Afrim Krasniqi thotë se: “Liderët politikë kanë pasur ura të vazhdueshme komunikimi këtë periudhë përmes kanaleve të tjera, jo vetëm diplomatëve ndërkombëtarë, ka pasur edhe biznesmenë shqiptarë të përfshirë dhe individë të tjerë që janë munduar të ofrojnë imunitet për njëri-tjetrin.
Është interesante, pasi kjo marrëveshje vjen rreth një muaj pas krijimit të SPAK-ut dhe është gati-gati një lloj koalicioni, i cili krijon një situatë hermetike ndaj çdo hetimi që do të fillojë ndaj figurave kryesore politike në emër të konsensusit. Reforma zgjedhore është një përgjigje që jepet për SPAK-un, një mesazh që u jepet ndërkombëtarëve, nëse ka një kërcënim përballë, të gjitha palët bashkohen kundër këtij kërcënimi”.
Opozita pas krijimit të SPAK filloi sulmet e saj ndajt, kreut të këtij institucioni Arben Kraja ku e cilësoni si drejtues në periudhën e kumunizmit, PD dhe LSI tradhëtuan edhe besimin e militantëve të tyre të cilët e mbështesnin në protesta ku Basha thoshte se:”Nuk do ulemi me Ramën Kryeministër”. Por duket se ngritja e drejtësisë së re ose i ka krijuar besim opozitë ose frikë për liderët e saj.
AlpeNews.al


