Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është në hetim nga prokuroria në dosjen e ‘Habiljave’ por nuk ka asnjë masë kufizuese për të lëvizur jashtë vendit, pasi nuk i është bllokuar pasaporta.
Sqarimi nga prokuroria për Report Tv, vjen pas lajmeve në media se Saimir Tahiri është larguar për në Gjermani ditën e sotme. Ish-ministri pavarësisht hetimeve që vijojnë nga organi i Akuzës është i lirë për të lëvizur, ndërsa burime për Report Tv pohojnë se në Gjermani ndodhet një familjar i Tahirit për arsye shëndetësore.
Hetimet ndaj ish-ministrit vijojnë në gjendje të lirë, pasi rrëzimit të kërkesës së prokurorisë nga Kuvendi për lejimin e autorizimit për arrestim.


