• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TAFMAJA E 40 VETAVE ËSHTË BULLIZËM”/ Veliaj: PS do fitojë në Astir, protestuesit përdoren politikisht
Home
Politikë

“TAFMAJA E 40 VETAVE ËSHTË BULLIZËM”/ Veliaj: PS do fitojë në Astir, protestuesit përdoren politikisht

22 March, 2019 k.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në emisionin e mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” me , u shpreh i bindur për një fitore të bindshme të Partisë Socialiste në zonën e Astirit. Veliaj i cilësoi protestuesit e Unazës, banesat e të cilave preken nga ndërtimi i projektit të “Unazës së Madhe” si 40 persona që përdoren politikisht dhe si një bullizëm kundër qytetit.

“Partia Socialiste do të jetë fituese edhe në qendër të Astirit. Tafmaja e 40 vetave që përdoren politikisht është një bullizëm kundër qytetit. Unë i ftoj si News 24 rastësisht që televizioni juaj është pranë banesave sociale.

Është më mirë të jetojnë aty, sesa të jetojnë mbi pusetë. Kush nuk e pranon këtë ofertë është te kjo mazhorancë e zhurmshme që po përdoret politikisht. Unaza do bëhet dhe Tirana do vazhdojë do ecë përpara. Dhe unë jam i bindur që do të fitojmë edhe te Astiri.”- u shpreh Veliaj.

Veliaj u ndal edhe te mandati i tij. I pyetur në studio nëse ndihet i lodhur në kërkim të mandatit të dytë, kryebashkiaku Veliaj tha se pavarësisht mllefit që ekziston në vend, të shumtë janë ata që e vlerësojnë.

“Fakti që vazhdoj të çohem si ti në 6 do të thotë që jam akoma në formë. Sigurish që në Shqipëri ka urrjetje ka mllef, ka edhe nga që thonë pse më sheh.  Shumica e njerëzve thonë që jam me ty si mund të të jap një dorë. Dikush që mbjell një pemë sigurish nuk do pështyjë. Nuk është një shkencë e madhe. Janë bërë shesh janë bërë pazare, të gjitha këto janë shumë të rëndësishme.

Në kishim katër vite kur askush nuk protestoi. Rëndësi ka mos të mërzitët njeri. Më mirë të ketë debat dhe të mërziten ca njerëz. Ish-presidenti u mërzit shumë, por fëmijët jo. Në këtë sens në diskutimin publik do të thotë që po ndodhin ca gjëra. Vendimet e Tiranës merren nga të gjithë aksionerët e Tiranës. Atëherë kjo është arsyeja pse unë i kam sfiduar disa herë që të shkojnë në Gjykatë. Për sa kohë nuk kthehen në Gjykatë ku janë dënuar për shpifje. Por të thuash jam kundër dhe nuk garoj dhe nuk shkoj në gjykatë është zgjedhja e secilit që të diskretitojë veten.

Cila është trashëgimi? Balta, minjtë. Të njëjtën gjë bënë edhe te kalaja e Tiranës. Kështu për të gjitha këto arsye triumfon shumica. Te Astiri kishte çështje më të komplikuara. Te Astiri duhet të ndajmë dy çështje ka nevojë Astiri për Unazë, ama qyteti nuk mund të lihet pa unazë. Por të thuash këtu ne nuk do lejojmë Unazë.”-tha Veliaj ndër të tjera.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUSHIME EKZOTIKE NË SPANJË/ Erjona Sulejmani e lumtur në shoqërinë e të birit (FOTO)
Previous article "QËNDROJMË NË BE"/ Peticioni në Britani merr 1 milion nënshkrime

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT HEQIN FLAMURIN E AMBASADËS IZRAELITE/ Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje Politikë

PROTESTUESIT HEQIN FLAMURIN E AMBASADËS IZRAELITE/ Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje

"PROTESTUESIT PO BËHEN INSTRUMENT I INTERESAVE TË..."/ Rama: Mos u bëni peng i iluzioneve Politikë

"PROTESTUESIT PO BËHEN INSTRUMENT I INTERESAVE TË..."/ Rama: Mos u bëni peng i iluzioneve

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT