• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TA MBASH MEND”/ Po i filmonte të dashurën që po arrestohej, i “forti” kërcënon gazetarin (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

“TA MBASH MEND”/ Po i filmonte të dashurën që po arrestohej, i “forti” kërcënon gazetarin (VIDEO)

6 July, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një situatë e tensionuar është shfaqur mes gazetarëve dhe punonjësve të Bashkisë Lushnjë, gjatë shoqërimit të zyrtarëve lokalë të arrestuar në kuadër të operacionit antikorrupsion të SPAK, ku u prangos dhe kryebashkiaku Fatos Tushe.

Siç shihet dhe nga kjo video, teksa një gazetar po filmonte shoqërimin e një prej punonjësve të bashkisë, një person shfaqet përpara kamerës në mënyrë që të pengojë filmimin e gazetarit. Më pas del dhe i dashuri i vajzës në fjalë, i cili me tone kërcënues intimidon gazetarët duke i thënë: “Ti ta mbash mend ti”!

Kujtojmë se gjatë operacionit të sotëm antikorrupsion në Lushnjë janë arrestuar 11 persona mbi të cilët rëndojnë akuzat e ”korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, “shkelja e barazisë në tendera apo ankande publike”, “shpërdorimi i detyrës” dhe “falsifikimi i dokumenteve”, ndërkohë që hetimet kanë nisur që prej vitit të kaluar.

7 prej personave të arrestuar, përfshirë dhe kryebashkiakun Tushe janë lënë nën masën e arrestit me burg, ndërkohë që 4 të tjerë, punonjës së zyrës së pasurive publike, janë lënë nën masën e arrestit të shtëpisë.

Zyrtarët e Bashkisë së Lushnjes janë prangosur brenda institucionit, ndërkohë që me urdhër të SPAK janë kryer kontrolle dhe në zyra të tjera të bashkisë.

Mësohet se tenderi për të cilën kanë nisur hetimet është me vlerë 240 milionë lekë të vjetra, që ka të bëjë me projektin e një ujësjellësi të ri, dhe Tushe bashkë me zyrtarët e tjerë kanë shkelur barazinë mes kompanive në garë.

Dy biznesmenët e arrestuar janë: Ibrahim Lami, administrator i “Loti SHPK” dhe Bujar Murati, administrator i “Euro alb shpk”.

Arrest me burg

Fatos Tushe, kryetari i Bashkisë së Lushnjes

Flamur Peqini, drejtor i ndërmarrjes së pasurive publike

Ibrahim Lami, administrator i “Loti SHPK”

Bujar Murati, administrator i “Euro alb shpk”

Gazment Çela, zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Bektash Nexha, zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Blerta Turku, zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike

Arrest shtëpie

Xhemal Hasko, zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Margarita Gjermeni, zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike

Andri Nusho, zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Ani Simoni, zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NEGOCIATAT/ Kryeministri i Sllovenisë: Në tetor do të përparojmë me Maqedoninë dhe Shqipërinë
Previous article "DO I ÇOJ DHURATË MJEKUT 500..."/ Gjykata lë në burg 2 mjekët e QSUT, u përgjuan...

s.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet Aktualitet

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI) Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI)

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin? Aktualitet

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT