• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Sytë janë pasqyra e shpirtit. Ata kurrë nuk gënjejnë”. Zbuloni çfarë thonë ekspertët
Home
Shëndet

“Sytë janë pasqyra e shpirtit. Ata kurrë nuk gënjejnë”. Zbuloni çfarë thonë ekspertët

12 December, 2017 k.autor Shëndet

Me siguri e keni parë filmin “Scarface” dhe e mbani mend këtë thënie. Është ndër më të bukurat që përmend në film Tony Montana. Të njëjtën gjë si ai, mendojmë të gjithë. Sytë janë pasqyra e shpirtit sipas filozofëve grekë dhe arrijnë të shprehin gjithë emocionet që ne kemi. Nëse duam ta kuptojmë se si po ndihet dikush që nuk shprehet për gjendjen e tij emocionale, mjafton ta shohim në sy dhe mund ta kuptojmë se çfarë po kalon ai person.

Kërkimet e sotme tregojnë se sytë mund të shprehin më tepër se 55% të mendimeve dhe emocioneve tona. Ne mund të kuptojmë të vërtetën dhe të gabuarën përmes tyre, qëllimet e dikujt, dëshirat, frikërat, vetëbesimin etj.

Ekspertët thonë se sytë pasqyrojnë arsyen dhe dashurinë dhe këtë gjë mund ta bëjnë pa folur ndonjë fjalë. Renata Savic, një psikologe dhe psikoterapeute, shpjegon:

“Sytë mund të shprehin edhe ndryshimet më të vogla në trupin ose gjendjen emocionale të dikujt. Ne nuk mund ta kuptojmë dot se çfarë po kalon në mendjen e dikujt, por mund të arrijmë të kuptojmë gjendjen emocionale të personit që kemi përballë. Mjafton ta shohim atë person ngultas në sy. Nëse sytë e tij shkëlqejnë, atëherë ai është i lumtur, krenar, triumfues. Nëse ka sy të përlotur, apo “pa shprehi”, me siguri po kalon kohë të vështira me dhimbje dhe vuajtje”.

Një detaj shumë i rëndësishëm që na vjen prej Renata Savic, është edhe ndryshimi i syve midis femrave dhe meshkujve. Meshkuj kanë sy më të mëdhenj, kurse femrat kanë sy më të vegjël, por me sklerë më të madhe. Ky ndryshim ka shumë rëndësi, për sa i përket flirtimit. Nëse një femre i duhet të flirtojë, ajo duhet t’i hapë mirë sytë për të vendosur kontakt të plotë me sytë e mëdhenj të një mashkulli. Dhe të mos harrojmë, sipas saj, se duhet të kontrollojmë në këtë rast edhe nëse flirtimi po ecën siç duhet, prej madhësisë së pupilës. Zmadhimi i pupilës tregon se teknika jonë e flirtimit po jep rezultate tek personi tjetër, ndaj femra, jini të vëmendshme në këtë aspekt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pse personat e fortë ndërtojnë marrëdhënie të vështira? Kjo është arsyeja...
Previous article Zbulo se çfarë thonë buzët e tua për ty

k.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT