Një sërë ambasadash të huaja ukrainase u janë dërguar “pako të frikshme” që përmbajnë brenda tyre sy kafshësh, ka pohuar Kievi, pas “letër-bombave” spanjolle.
Pakot, të njomura në një lëng me një “ngjyrë dalluese”, u dërguan në ambasadat e Kievit në Hungari, Holandë, Poloni, Kroaci dhe Itali.
Pakot e dyshimta u pritën edhe nga konsullatat e përgjithshme në Napoli dhe Krakov.
Disa letra bomba të dyshuara u zbuluan në Spanjë këtë javë, përfshirë nga zyra e kryeministrit spanjoll, ambasada ukrainase dhe një kompani armësh që furnizon Ukrainën.
Është e paqartë nëse incidentet janë të lidhura, por dy letra të dërguara në Spanjë duket se kanë ardhur nga i njëjti dërgues, pasi një adresë identike emaili u gjet në paketim.


