• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SURPRIZON PUTIN/ “Krimeja nuk është Kosovë”
Home
Botë

SURPRIZON PUTIN/ “Krimeja nuk është Kosovë”

19 October, 2018 Isa.Autor Botë

Kryetari i Rusisë Vladimir Putin ka deklaruar se Krimeja është ruse jo pse rusët kanë shkuar atje dhe kanë rrëmbyer ndonjë, por për shkak se popullata e atjeshme me referendum ka kërkuar që të pranohet në Rusi, transmeton Koha.net.

“Krimeja është jona … Pse jona? Jo pse ne kemi shkuar atje dhe kemi rrëmbyer ndonjë”, ka thënë Putini gjatë një debati.

“Këtu sundon demokracia. Çfarë është demokracia? Ajo është dëshira e popullit. Si verifikohet ajo? Me ndihmën e referendumit, zgjedhjet e të tjera. Njerëzit kanë dalë në referendum në Krime dhe kanë votuar: Duam të jemi të pavarur, hapi tjetër, duam të jemi pjesë e Federatës së Rusisë”, përcjellin mediet serbe shkrimin e portalit rus sputnik.

Putini e ka krahasuar këtë situatë me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, e cila, kur, sipas tij, vendim u mor pa referendum, në bazë të votimit në parlament, me çfarë pastaj u pajtuan të gjithë që përkrahën shpërbërjen e ish – Jugosllavisë.

“Ejani të debatojmë, t’i shikojmë dokumentet e KB-së e të shohim ç’është Karta e Kombeve të Bashkuara ku shkruan për të drejtat për vetëvendosje. Do të debatojmë pa fund. por ne nisemi nga vullneti i njerëzve që jetojnë në këtë territor,” ka thënë.

Krimeja është bërë pjesë e Rusisë në marsin e vitit 2014 me referendumin e mbajtur pas grusht shtetit në Kiev. Për bashkimin me Rusinë kanë votuar 96,77 për qind e zgjedhësve dhe 95,6 për qind e banorëve të Sevastopolit Ukraina e konsideron Krimenë territor të vetin të pushtuar përkohësisht.

Sipas fjalëve të Putinit, çështja e Krimesë është mbyllur përfundimisht.

Koha.net përkujton se referendumi i kosovarëve për pavarësi të vendit është mbajtur nga 26 deri më 30 shtator 1991. Ky referendum, mbajtur në rrethana të jashtëzakonshme, konfirmoi vullnetin e qytetarëve të Kosovës për shtet të pavarur, pas shpërbërjes së ish – federatës jugosllave. Në referendum morën pjesë 99.87 për qind e qytetarëve dhe mbi 90 për qind e tyre votuan “PËR” Kosovën shtet të pavarur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA KATASTROFALE NË URGJENCË/ Raporti i KLSH-së: Shërbimi nuk është në cilësinë e kërkuar, mungojnë pajisjet bazë
Previous article BEDRI ISLAMI/ Berisha dhe vrima e çelësit

Isa.Autor

Postime të ngjashme

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT