• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITUATA KATASTROFALE NË URGJENCË/ Raporti i KLSH-së: Shërbimi nuk është në cilësinë e kërkuar, mungojnë pajisjet bazë
Home
Sociale

SITUATA KATASTROFALE NË URGJENCË/ Raporti i KLSH-së: Shërbimi nuk është në cilësinë e kërkuar, mungojnë pajisjet bazë

19 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Sociale

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka publikuar raportin përfundimtar për Urgjencën Mjekësore, ku konstaton se ky shërbim ka problematika të përsëritura në shërbimin e urgjencës.

Në raport thuhet se në shërbimin e urgjencës shihet një mungesë lidershipi, koordinimi, bashkëpunimi dhe transparence midis institucioneve shtetërore.

KLSH thekson se pacientët vazhdojnë të raportojnë se shërbimi që u ofrohet nuk është në kohën e duhur dhe me cilësinë e kërkuar, kjo edhe për arsye se: numri i autoambulancave është i pamjaftueshëm; shërbimi i urgjencës mjekësore nuk është i shtrirë në të gjithë territorin; infrastruktura rrugore përbën një problem thelbësor në ofrimin e këtij shërbimi; personeli i urgjencës mjekësore nuk është i mjaftueshëm; autoambulancave u mungojnë pajisjet bazë për të shpëtuar jetën e pacientëve.

Nga ana tjetër, institucionet shëndetësore të cilat çdo ditë përballen me pacientët sjellin në vëmendje se:

 Ende nuk ka protokolle të posaçme të urgjencës mjekësore të miratuara nga MSHMS;

Sistemi i referimit nuk funksionon, duke krijuar ngarkesë të panevojshme në sportelet e urgjencës;

 Ende mungon certifikimi i profesioneve të urgjencës mjekësore;

Nuk janë përcaktuar kriteret për infrastrukturën, pajisjet, barnat dhe burimet njerëzore nga MSHMS;

Në disa raste në nivel parësor institucioni nuk është në dijeni të detyrimit për të ofruar shërbim urgjence 24/24, 7 ditë në javë;

Jo të gjitha strukturat shëndetësore publike që ofrojnë shërbim urgjence janë në dijeni të detyrimit për raportim pranë QKUM;

KLSH thekson se ka pasur shkurtim të fondeve për shëndetësinë për vitet 2015-2016; Shërbimi nuk është i shtrirë në gjithë territorin; ka një numër të pamjaftueshëm ambulancash dhe mjetesh. Po ashtu nuk janë miratuar standardet për pajisjet mjekësore, barnat, infrastrukturën fizike, autoambulancat dhe mjetet e tjera.

KLSH konkludon se veprimtarisë së institucioneve përgjegjëse për organizimin dhe funksionimin e urgjencës mjekësore në vendin tonë për periudhën objekt auditimi i ka munguar efektiviteti në disa aspekte kyçe të saj.

Edhe pas 4 vitesh nga hyrja në fuqi e Ligjit për urgjencën mjekësore, mosveprimi i MSHMS evidenton një mungesë përgjegjshmërie institucionale për të përmirësuar situatën e Urgjencës Mjekësore në Shqipëri, sidomos kundrejt veprimtarisë së vakët në drejtim të miratimit të protokolleve të urgjencës mjekësore, si edhe sa i takon rishikimit dhe përafrimit të legjislacionit të vendit tonë me atë evropian. MSHMS ka qenë totalisht inefektive për ato pak iniciativa që ka ndërmarrë në këtë fushë, për periudhën objekt auditimi.

Që nga momenti i krijimit, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore  (QKUM), pavarësisht përpjekjeve, nuk ka vepruar në mënyrë efektive me qëllim identifikimin e prioriteteve kyçe sa i takon planifikimit, drejtimit, pjesëmarrjes dhe bashkërendimit të të gjitha aseteve ekzistuese në një sistem mbarështetëror të unifikuar, duke arritur të ofrojë vetëm koordinim të pjesshëm për qytetin e Tiranës.

Sipas KLSH, mungesa e vendosjes së standardeve nga MSHMS për barnat, pajisjet mjekësore në të gjitha nivelet e shërbimit të urgjencës në vendin tonë sipas përcaktimeve ligjore nuk ka lejuar një zhvillim bashkëkohor të sistemit të urgjencës mjekësore, duke mos arritur të plotësojë pritshmëritë e taksapaguesve mbi këtë shërbim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRKUSHTIM, GËZIM DHE FRIKË/ Ja 100 ditët bardhezi të REKORDMENIT RONALDO
Previous article SURPRIZON PUTIN/ "Krimeja nuk është Kosovë"

Isa.Autor

Postime të ngjashme

BASHKIMI ME VLORËN/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, kryebashkiaku Bellaj i thotë 'JO' propozimit Aktualitet

BASHKIMI ME VLORËN/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, kryebashkiaku Bellaj i thotë 'JO' propozimit

BANORËT DENONCUAN BLLOKIMIN/ IKMT zhbllokon kanalin e ujitjes në Mirakë të Librazhdit Aktualitet

BANORËT DENONCUAN BLLOKIMIN/ IKMT zhbllokon kanalin e ujitjes në Mirakë të Librazhdit

E RËNDË/ Po çonte me shpejtësi një vajzë të sëmurë në spital, përmbyset fuoristrada në Durrës (FOTO) Aktualitet

E RËNDË/ Po çonte me shpejtësi një vajzë të sëmurë në spital, përmbyset fuoristrada në Durrës (FOTO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT