Ajo qe bi ne sy ne protesten e kesaj te shtune nga ana e opozites, ende pa nisur mire ajo, eshte fakti se ka nje ndryshim total te anes vizuale te saj. Elementet e formes se protestes, kane ndryshuar kryekeput nga ato te protestave te tjera te meparshme te opozites.
Elementet figurative, sarkastike, simbolet dhe mesazhi viziv duket se po tentohet sot te percillet nepermjet posterave gjigande qe paraqesin ose figurat politike dhe ato te krimit qe akuzohen se jane te lidhura ne menyre te erret me qeverine, ose me ane te simboleve te tyre. Bie ne sy nje kurore gjigande mbreterore e dekoruar me elementin e simbolikes se gjethes se cannabisit, e cila sipas opozites ka cuar ne kanabizimin e gjithe vendit.
Ne sheshin Skenderbej u hap heret nje portret gjigand sic u tha 100 metra katrore me figuren e 17 vjecarit Ardit Gjoklaj, minorenit qe humbi jeten ne fushen e plehrave ne Sharre te Tiranes pak kohe me pare, nderkohe qe ne momentin e nisjes drejt Tiranes, shume makina neper qytete te ndryshme te Shqiperise kishin vendosur targen e makines per te cilen prokuoria akuzon ish ministrin e brendshem Tahiri se ia ka shitur Habilajve.
Duket qe nje kompani e re imazhi paska mare ne dore sot protesten e opozites. Duke ia arritur deri ne ekzagjerim qe te ndryshoje anen vizuale te saj. Edhe thone pastaj se nuk eshte çdo gje biznes ne kete bote? Paska edhe fatlume qe duket se i jane gezuar me shume protestes se gjithe te tjeret.
Koreografia, forma, ambalazhi duket i ri per kete proteste, mbetet te presim se si do te jete permbajtja e saj, nisur nga fjalimet dhe nga mesazhet qe do te percillen. Ato po qe duket sikur nuk kane ndryshuar kurre ne protestat e opozites, duke mbetur te vjetra.
Fatkeqet ne kete rast, i bie te jene vetem punonjesit e pastrim gjelberimit te Bashkise se Tiranes, te cileve do u duhet qe pasi te gjithe te ikin nga sheshi, te heqin te gjitha mbeturinat e protestes per ta rikthyer edhe kete pjese te qytetit serisht ne parametrat e duhura te pastertise. E sigurte eshte se do u duhet te pastrojne male te tera mbeturinash sot.
Alpenews.al