Sot do të zhvillohen katër ndeshje të Superligës së Kosovës në futboll, me Llapin që do të kërkojë kthimin në krye të tabelës
Llapi do të pres Vëllazninë e Pozharanit për të rikthyer pozitën e parë në Superligë, pasi dje Prishtina fitoi derbin e kryeqytetit ndaj Flamurtarit.
Ndeshje tjetër mjaft interesant do të zhvillohet edhe në Gjakovë ndërmjet Vëllaznimit dhe Drenicës, ndërsa kampioni aktual, Trepça ’89 do të pres Lirinë.
Në anën tjetër Drita në Gjilan do të pres Besën e Pejës.
Të gjitha këto takime zhvillohen nga ora 13:00.