• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SUPERGRABITJET E BANKAVE/ Rëndohen akuzat për Admir Muratin dhe “miqtë”. Prokuroria dyshon se… (FOTO)
Home
Aktualitet
Kronikë

SUPERGRABITJET E BANKAVE/ Rëndohen akuzat për Admir Muratin dhe “miqtë”. Prokuroria dyshon se… (FOTO)

13 March, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Telashe të reja për Admir Muratajn dhe miqtë e tij, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal, që grabisnin blindat me para të bankave të nivelit të dytë.

Prej më shumë se një viti, ata janë nën hetim për grabitjet e dy blindave në rrugën e Rinasit, ngjarje të ndodhura me 3 dhjetor 2015 dhe 9 shkurt 2017, por faktet e reja që kanë dalë në dritë e rëndojnë jo pak pozitën e tyre.

Prokuroria për Krime të Rënda, ka dyshime se të njëjtët persona janë të përfshirë edhe në grabitjen e një tjetër filiali banke tri vite më parë në Tiranë.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur me 13 shkurt 2015 zonën e stacionit të Trenit, ku tre persona të maskuar dhe armatosur sulmuan blindat në momentin që po hynin në ambientet e bankës dhe morën katër thasë më para.

Për më shumë se dy vite, ngjarja në fjalë u hetua nga Prokuroria e Tiranës, e cila nuk mundi të identifikonte autorët e grabitjes, të cilët asokohe lanë pas një makinë që e përdorën në krim, duke e braktisur po në zonë.

Burime të besuara për News24 thanë se në automjetin e braktisur u gjetën gjurmë të grabitësve, të cilat do të krahasohen me ato të të arrestuarve për dy grabitjet në aksin Tiranë-Rinas, nga ku mundën të merrnin plot 9 milionë dollarë.

Deri më tani prapa hekurave për dy grabitjet e fundit, ndodhen Fation Xhyliu, Neim Avdulaj, Ditjon Memlika, Dash Kupa, Ernest Kupa, Dritan Sinani e Aleksandër Murataj, ndërsa në kërkim ndërkombëtar është Admir Murataj.

Ndaj tyre rëndon tashmë dyshimi se janë të njëjtët, që realizuan grabitjen e filialit të bankës shkurtin e 2015.

Pas dëshmisë që dha i penduari i bandës, Admir Cerpja, i cili ka rrëfyer me detaje të gjithë aktivitetin kriminal, prokurori vendosi në dhjetor të 2017, që t’i bashkonte dosjet në një te vetme.

Për të kryer veprime të reja hetimore, për akuzën e re, prokuroria për Krime të Rënda, firmosi zgjatjen e afateve edhe për tre muaj të tjerë, vendim që u kundërshtua nga të arrestuarit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Katër lloje stolash nga Australia, këto janë detajet e stadiumit “Arena Kombëtare”
Previous article Thomas Muller tregon sekretin për t’u bërë futbollist…

F.autor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT