• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Superdhëndri”i Berishës: Ja kush e dëmtoi PD-në, e vërteta e paktit Rama-Basha
Home
Politikë

“Superdhëndri”i Berishës: Ja kush e dëmtoi PD-në, e vërteta e paktit Rama-Basha

6 November, 2017 Ina.Autor Politikë

PD është përfshirë në proces-analizë dhe konsultë të gjerë me të gjitha strukturat e saj pas humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit. Jamarbër Malltezi, anëtar i kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD-së, është pjesë e grupeve të punës të shpërndara në terren dhe ndjek nga afër procesin në Tiranë.

Malltezi thotë për “Gazeta Shqiptare” se situata në bazë është e vështirë, por sipas tij, demokratët po shihen në sy dhe po i thonë përballë të vërtetat.

Ai apelon për kundërpërgjigje ndaj ‘pushta-shtetit’, siç e quan ai, ndërkohë që vëren me shqetësim se një ndër pesë arsyet e humbjes së zgjedh-jeve ishte edhe mosangazhimi i funksionarëve të PD-së në fushatën e 25 qershorit.

Z.Malltezi, PD-ja është përfshirë nga analiza e humbjes së zgjedhjeve, ndaj duke qenë se edhe ju jeni pjesë e grupit të punës në Tiranë, si e konsideroni situatën e brendshme në PD?

Partia Demokratike është përfshirë në një proces analize dhe konsultimesh me të gjithë anëtarësinë. Themelorja është që të shihemi në sy me njëri-tjetrin dhe të shohim përpara, pasi vendi ballafaqohet me një situatë absurde, mungesë shprese. Në pushtet nuk janë socialistët e thjeshtë, por krimi i organizuar, që cakton se kush do ketë monopolet e drogës, kur dhe kush do të fikë radarët e ushtrisë, kush do ketë monopolin e tenderave në shëndetësi, infrastrukturë, deri edhe kush do ketë monopolin e prerjeve të pyjeve, etj. Përballë kësaj situate, roli i opozitës është shumë vendimtar për të ringjallur shpresën në të ardhmen e vendit. Ndaj, pas udhëzimit të z.Basha, shumë anëtarë të Këshillit Kombëtar janë thirrur për të bërë analizë në bazë. Kjo nuk ka të bëjë me marrëdhënien mes individëve, por shikimin e njëri-tjetrit në sy, se përballë kemi një kundërshtar që përdor krimin e organizuar për të qëndruar në pushtet. Ne jemi në proces analize, në çdo qendër votimi na del se kudo kemi pasur blerje votash, natyrisht nuk është faktori i vetëm që të jemi të sinqertë, është një ndër pesë faktorët kryesorë. Blerja e votës i bën zgjedhje allashqiptarçe… Te blerja na dalin dy fenomene, partitë në pushtet kanë blerë me paratë e tyre votën, por edhe fushata zgjedhore është përdorur si fushatë vjedhjeje votash. Qeveria ka shkuar deri aty sa u ka thënë të varfërve “votoni për PS dhe s’do paguani faturë dritash për pesë muaj”. Kjo është vjedhje shteti nga ‘pushta-shteti’.

Ju po ndiqni në terren ecurinë procesit të analizës dhe konsultimeve, por si po ecën ky proces?

Është shumë e rëndësishme që filloi si proces. Rezultati ishte zhgënjyes dhe çdo demokrat ka të drejtë të shfryjë dhe të na thotë të vërtetat në sy. Duhet të bëjmë maksimumin që secili të ketë mundësi të thotë lirshëm mendimet e veta, të ballafaqojmë pikëpamjet, të gjejmë gabimet e ndodhura, me qëllim për t’i shmangur në të ardhmen. Deri tani jam i kënaqur që të gjitha takimet kanë qenë të hapura, të sinqerta dhe me ndjenjë përgjegjshmërie. Do të shohim në vijim rezultatet.

Cilat janë shkaqet e rezultatit të dobët të PD-së?

Ka një mori faktorësh, pesë më të rëndësishmit duket se janë 1.blerja e votave, 2.kërcënimi i vendit të punës, 3.humbja e besimit, 4. gabimet në fushatën e opozitës dhe 5 emigracioni. E kam thënë edhe më parë, një ndër pesë problemet kryesore të humbjes së zgjedhjeve është se fushata e PD nuk ishte aty ku duhet të ishte. Përballë një kundërshtari që nuk mbajti asnjë premtim, fushata duhet të ishte shumë më shumë agresive. Rama s’ka mbajtur asnjë premtim, ai qeveris me krimin. Ne këto ia themi vetëm në konferenca për shtyp, gjë që nuk është e mjaftueshme. Unë jam për protesta të përditshme dhe me kontakt të përditshëm me elektoratin.

A janë kudo faktorët sipas kësaj renditjeje që ju përmendini?

Jo detyrimisht. Është e vështirë të përcaktohen në mënyrë sasiore faktorët e mësipërm, por qartazi ka një kombinim të tyre. Për shembull, në zonat e varfra blerja e votave me para droge del si shkaku kryesor i deformimit të zgjedhjeve. Në zonat e pasura të Tiranës më tepër dalin në pah problemet e brendshme të Partisë Demokratike, sidomos besimi apo puna sistematike në bazë dhe më pak emigrimi dhe punësimet pakmujore veç për të blerë vota.

Sa ndikoi lista e kandidatëve për deputetë?

Mundet të jetë ndër faktorët që ndikoi në mungesën e besimit. Kjo, lidhur me mungesën e kritereve të qarta dhe mosangazhimit të ish-funksionarëve të Partisë Demokratike. Gjithsesi, në bazë më shumë ndikoi paqartësia me marrvëshjen Rama-Basha, që krijoi përshtypjen e bashkëqeverisjes dhe duke mos u sqaruar si duhet, shumë demokratë refuzuan të votonin për këtë bashkëqeverisje.

A ishte e dobët opozita në përballjen me PS-në e Edi Ramës?

Përballë një kundërshtari si Edi Rama, që nuk kishte mbajtur asnjë nga 41 premtimet pompoze të 2013-ës, fushata duhej të kishte qenë shumë më agresive dhe jo veç pak javë. Do duhej t’ua kujtonim shqiptarëve që Rama nuk po mban asnjë premtim, pasi po qeverisë me krimin dhe paratë publike nuk shkojnë për të rritur mirëqenien e qytetarëve, por shkojnë veç në xhepat e disa oligarkëve me të cilët ai ndan paratë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Goditi me shqelm në kokë tifozin, ja mesazhet kundër Evra-s nga mbështetësit e Marseille
Previous article Benardi dhe Xheni largohen nga "Dance With Me" por shikoni kush i zëvëndëson

Ina.Autor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT