• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SUPER PROJEKTI 2018/ Bashkimi Europian jep 110 milion euro për ujë dhe kanalizime në Shqipëri
Home
Ekonomi

SUPER PROJEKTI 2018/ Bashkimi Europian jep 110 milion euro për ujë dhe kanalizime në Shqipëri

15 January, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Ekonomi, Sociale

Bashkimi Europian po vendos në fokus jetën e qytetarëve në Shqipëri. Sektori i ujit e kanalizimeve do të jetë prioritar për BE në vitin 2018.

Në peizazhin e Shqipërisë, në banesa dhe qendra biznesi, në qytete dhe fshatra shfaqen ende depozita metalike apo plastike uji. Uji i pastër vazhdon të vijë me orar, në një pjesë të mire të territorit 2 apo 3 herë në ditë. Kur ai vjen depozitat mbushen, njerëzit dhe bizneset plotësojnë nevojat e tyre të përditshme dhe presin orarin e radhës për të vazhduar jetën. Një situatë kjo që bie ndesh me nivelin e kushteve të jetesës së një vendi që synon të përafrohet sa më shpejt dhe sa më shumë me BE si Shqipëria.

2018- BE 24 milionë Euro për furnizimin me ujë dhe kanalizimet

Ndryshimi i situatës është pjesë e strategjisë për zhvillim të qëndrueshëm të qeverisë së Tiranës. Realizimi i saj mbështetet fuqimisht nga BE dhe vendet e tij anëtare. Burime zyrtare nga delegacioni i BE pohojnë për Dë se viti 2018 do të jetë një vit ku sektori i ujit dhe kanalizimeve do të jetë prioritar për BE duke vijuar vëmendjen ndaj furnizimit me ujë të pijshëm, sektorit te kanalizimeve dhe trajtimit te ujrave të zeza në rajonet bregdetare, ku në 10 vitet e fundit ka kontribuar me 110 milion Euro.Në sajë të kësaj mbështetjeje dhe në bashkëpunim me Kfë gjermane dhe Zyrën e Bashkëpunimit Zviceran në qytetet Fier, Gjirokastër, Lezhë, Sarandë, Berat-Kuçovë, Lushnjë dhe Kamzë është rinovuar infrastruktura e ujit dhe këto qytete janë në gjendje të sigurojnë ujë të pijshëm 24 orë.

BE po planifikon një program të ri investimi në sektorin e ujit dhe kanalizimeve me një kontribut  prej 24 milion Eurosh në partneritet përsëri me qeverinë gjermane dhe atë zvicerane. Duke vlerësuar kapacitetet operative dhe aftësitë profesionale, si  përbërës thelbësorë për një shërbim efikas dhe të qëndrueshëm të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve për qytetarët , BE do të vërë në dispozicion të tyre gjatë 2018-ës një grant tjetër prej 4 milionë Eurosh për menaxhimin e integruar të ujit dhe ujërave të zeza, në partneritet me qeverinë gjermane dhe zvicerane.

Impiant pastrimi i ujit në Durrës

Gjermania- lojtar kyҫ me objektiva europiane dhe globale

Gjermania mbetet vendi anëtar i BE me kontributin më të madh në sektorin e ujit dhe të kanalizimeve në Shqipëri. Deri tani në këta sektorë janë miratuar projekte me financim gjerman që arrijnë në 130 milionë Euro. Për furnizimin me ujë 24 orë janë në zbatim e sipër projektet në Korçë, Kavajë, Krujë, Kuçovë, Lushnjë dhe Pogradec. Orientimi i mbështetjes së Gjermanisë për përmirësimin e jetës së njerëzve në Shqipëri është në harmoni me objektivat e zhvillimit të qeverisë së Tiranës por edhe me prioritetet e politikave të qeverisë së Berlinit: arritjen e  objektivave të Axhendës 2030 për zhvillim të qëndrueshëm, zbatimin e Traktatit të Parisit mbi Klimën Botërore dhe reduktimin e shkaqeve të migrimit.

Vetëm për vitet 2017 dhe 2018 për Shqipërinë, Gjermania ka vënë në dispozicion 85 milionë euro. Synimi është një furnizim i qëndrueshëm dhe higjenikisht i pastër me ujë të pijshëm, menaxhim ekologjik dhe higjenikisht të sigurtë të ujrave të ndotura dhe mbetjeve. Fjala është për ulje të rreziqeve ndaj  shëndetit,  ndotjes së  klimës dhe mjedisit si dhe përdorimit sa më të  mirë të burimeve hidrike të Shqipërisë. Për të arritur këtë Gjermania po rehabiliton ose ndërton nga e para sistemet e furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve dhe po eliminon apo menaxhon më mirë mbetjet. Gjermania po përdor në Shqipëri teknologji miqësore ndaj mjedisit dhe po përfshin shtresat shoqërore të margjinalizuara që veprojnë në sektorin e ujit në mënyrë informale. Gjermania po kontribon fuqishëm që në peisazhin e gjithë qytetevedhe fshtarave të Shqipërisë depozitat e ujit t’i mbeten të shkuarës.

Investimet në sektorin jetik të ujit krahas rritjes ekonomike dhe hapjes së vendeve të reja të punës pritet te kontribojnë për t’u dhënë një perspektivë jete në Shqipëri qytetarëve të saj, sidomos rinisë si dhe për të frenuar migrimin.

DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ndodh në sallën e KUVENDIT! Fidel Ylli ‘leksione’ SPORTI Finos për garën në FSHF (FOTO)
Previous article "Mami jam shtatëzënë, dhe ..."/ Nami tek familja e 'shthurur' amerikane. Nëna shkul flokët (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT